Situata me prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoni është e zezë

Maqedonia importon deri në një të tretën e energjisë elektrike të saj dhe është vendi më i varur nga importi në rajon. Mbi 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga qymyri, ndërsa në Shqipwri e gjithë energjia elektrike është nga burime të rinovueshme. Mali i Zi prodhon më së shumti energji elektrike nga era. Bosnja dhe Hercegovina është e vetmja që ka eksporte, shkruan Rel në gjuhën maqedonase, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Situata me prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoni është e zezë, bukfalisht dhe në kuptimin figurativ. Nga njëra anë nuk prodhohet mjaftueshëm, ndaj vendi blen nga jashtë me çmime shumë të larta dhe nga ana tjetër, pjesa më e madhe e energjisë elektrike që prodhohet është nga qymyri, i cili ndot mjedisin.

Maqedonia importon sa një e treta e energjisë elektrike që konsumon.

Edhe Kosova nuk mund të mburret me prodhimin e energjisë elektrike. Dhe ata nuk prodhojnë mjaftueshëm dhe ajo që prodhojnë është nga qymyri, në termocentrale që janë ndotës të mëdhenj.