Situata me zjarret në vend sërish alarmante

Picture of ina-online
ina-online

28/08/2024

Rikthehen zjarret në të hapur në të gjithë territorin e vendit. Zjarr u regjistrua edhe në Shkup në rajonin e Kisella Vodës në afërsi të stacionit të vjetër hekurudhor.

“Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa zjarrfikësit janë në terren dhe po punojnë në shuarjen e tij. Zjarri rrezikon të përfshijë edhe disa shtëpi, ndërsa qytetarët me vetë iniciativë janë përfshirë në shuarjen e zjarrit”, deklaroi Linda Ebibi, gazetare.

Dy ekipe të zjarrfikësve kishin arritur në vendin e ngjarjes.

Banorët që jetonin aty afër, nuk deshën të flasin para kamerës, por për Alsat thanë se në këtë vend  për vite me radhë ndodhë e njëjta situatë, dhe nuk ndërmerret asnjë masë për parandalim.

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave ka njoftuar se gjatë ditës ka pasur disa zjarre të reja aktive në Komunën e Llozovës dhe Vrapçishtit. Ndërsa, zjarrfikësit po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarreve aktive edhe në 5 lokacione të tjera.

“Kemi lajmërim edhe për dy zjarre, në numrin 112 është paraqitur për një zjarr në fshatin Durfullija në komunën e Llozovës. Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza në Veles ka njoftuar se zjarrfikësit, njësia territoriale kundër zjarrit në Sveti Nikollë tani më është informuar dhe janë në terren. Zjarri i dytë është në fshatin Senokos në komunën e Vrapçishtës dhe sipas  njoftimeve është duke u djegur barë i thatë dhe pyll”, u shpreh Ilija Bojarovski, Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Zjarre aktive ka edhe në komunën e Çashkës, Studeniçan, Shtip, Dibër, ku kryesisht digjet pyll i përzier, barë i thatë, dhe vegjetacion i ulët, ndërsa nën kontroll janë vënë  zjarret në komunën e Ohrit, përkatësisht në malin Galiçica, në komunën e Zhelinës dhe komunën e Novo Sellës.  Vetëm në muajin korrik ka pasur 765 zjarre, ndërsa në muajin gusht deri më sot ka pasur mbi 800 zjarre.  Kohëve të fundit policia ka ndaluar edhe persona, për shkak të shkaktimit të zjarreve me vetëdije,  së fundmi policia ka ndalur një person nga Veleshta, pasi në fshatin e tij ka shkaktuar zjarr.

TË FUNDIT
58 minuta
Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së
4 orë
Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”
5 orë
Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve
5 orë
Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës supreme do të jenë publike
5 orë
VMRO akuzon Lupço Nikollovskin se harxhoi rreth 980 mijë denarë për dreka dhe darka

ME TE LEXUARA

1 ditë
Ndryshimi i trasesë së rrugës Shkup-Bllacë, Rustemi: Nëse ndryshohet, puna nuk do të fillojë edhe 5 vjet
9 orë
Komuna e Gostivarit siguron 340 mijë euro për uljen e ndotjes së ajrit
2 ditë
Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e sotme do të debatojë për “balancuesin”
1 ditë
Lloga: Maqedonia e Veriut po rrëshqet nga rruga evropiane në “Srpski Svet”
5 orë
Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës supreme do të jenë publike
1 ditë
Mickoski: Qiraja të cilën Lotaria i paguante kompanisë Hej, ishte trefish më e lartë nga ajo që përcakton tregu
14 orë
Humbën jetën babë e birë nga Opaja e Kumanovës, ngritën kallëzime penale ndaj 3 kompanive dhe 8 personave

LEXO MË SHUMË

orhan murtezani

Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së

shkupi sheshi

Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”

blerand

Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve

gjykata kushtetuese

Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës supreme do të jenë publike

vmro

VMRO akuzon Lupço Nikollovskin se harxhoi rreth 980 mijë denarë për dreka dhe darka

Hristijan Mickoski

Mickoski: Më s‘mund të pranojmë ultimatume, nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë

Arben-Taravari

Taravari: BDI, Levica dhe shoqata e Selës po e sulmojnë shtetin përmes Gjykatës Kushtetuese

izet mexhiti

Mexhiti: Balancuesi do të avancohet në ligj, shqiptarët do të fitojnë më tepër

TEC-Manastir-780x439

Emërohen drejtorë të rinj në termocentralet e Osllomejit dhe Manastirit

INFO

NA NDIQ