Situatë e tensionuar në Shqipëri, digjen materialet zgjedhore në disa komuna, ka të plagosur

0

Mbështetës të opozitës janë duke u përpjekur, që prej mëngjesit, për të marrë nën kontroll ambientet e KZAZ-ve.Përplasjet midis protestuesve dhe policisë janë përqendruar vetëm në ato bashki që drejtohen nga kryebashkiakët e PD dhe LSI, pas urdhrit të tyre për KQZ-në që të lirojnë ambientet. Këto bashki kanë njohur dekretin e Presidentit për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.Qarku Korçë Në Devoll ka qenë një automjet i tipit ‘BMË’ që ka bllokuar rrugën ku ndodhet KZAZ-ja.Drejtuesi i mjetit është përplasur me policinë pas kërkesës së efektivëve për të liruar rrugën. Në Bilisht mbështetësit e opozitës janë mbledhur përpara qendrës së KZAZ-së. Ata kanë hedhur shishe dhe sende të tjera drejt qendrës dhe më pas janë larguar.

Nuk raportohet për persona të lënduar. Situatë më e tensionuar paraqitet në Pogradec, aty ku protestuesit janë përpjekur të marrin në kontroll ambientet e KZAZ-së. I pranishëm është edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili ka debatuar me drejtuesit e policisë.Protestuesit janë zbrapsur nga policia, ndërkohë që situata vijon të jetë e tensionuar. Qarku Mat Situatë e rënduar raportohet edhe në Burrel, ku policia ka përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve që kërkuan të marrin nën kontroll ambientet e KZAZ-së 16.Në mbështetje të policisë lokale kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Nga përplasja ka patur disa të lënduar.