Cristiano Ronaldo nuk është vetëm një nga lojtarët më të fortë në histori, ose më i forti, në varësi të mendimit tuaj, por ai është gjithashtu një nga njerëzit më me ndikim në botë.
Portugezi vendosi të hapë një kanal në YouTube dhe përmes profilit të tij në Instagram u sugjeroi të gjithëve të abonohen përmes një videoje, në të cilën ai vetë fton përdoruesit ta ndjekin.
“SIUUUbscribe” të kujton festën e tij të famshme pas një goli, që tashmë është bërë virale. Numri 7 goditi sërish, duke mos shënuar këtë herë, por me pak ndryshime, edhe në aspektin komunikues nuk lë mënjanë asnjë detaj.