Sivjet do të ketë pemë me bollëk, temperaturat e larta do të “goditin” drithërat

Pemët frutore kanë shpëtuar nga ngricat këtë pranverë dhe pritet të ketë me bollëk, por tani do të kemi temperatura të larta që mund të ndikojnë negativisht në drithërat.

Angelko Angeleski, agrometeorolog nga Enti Hidrometeorologjik në Shkup thotë se në përgjithësi frutat nuk janë të dëmtuara. Sipas tij, dëme minimale mund të ketë vetëm në rajonin e Gjevgjelisë dhe të Vallandovës, ku ka pasur ngrica të hershme, dhe ato pemë që lulëzojnë të parat si kajsia dhe bajamet. Angeleski shton se nuk ka më rrezik për ngrica dhe ngrirje të pemishteve.

“Tani do të kemi temperatura të larta dhe mund të ndikojnë te drithërat, kështu që nuk do të mund të avancojnë në lartësi dhe pres që rendimenti të ulet. Në të njëjtën kohë kemi pasur një periudhë të thatë, nuk kemi pasur reshje të mjaftueshme”, shtoi Angeleski.

Këto ditë në pjesë të Maqedonisë temperaturat do të rriten mbi 30 gradë. Do të kemi kohë të vërtetë verore. Në vitin 2017 ka pasur dëmtime të rënda akulli në mollët në Resnjë dhe Prespë. Dhe në vitin 2016 pati një shfarosje të gjysmës së të korrave. Pesë vite më parë nuk kurseheshin as vreshtat dhe as fidanët e duhanit. Nga këto aktivitete jetojnë shumë familje në vend./Faktor.mk