S’ka datë për fillimin e negociatave, Han jep lajmin e keq

0

Ministrat e BE-së kanë dështuar të martën të arrijnë pajtim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Nuk ishte ky një moment lavdie për Evropën”, tha Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johanes Han.
Duke u kërkuar falje qytetarëve të dy vendeve ballkanike, Hahn tha se shumica dërrmuese e shteteve anëtare të BE-së mbështetën rekomandimin e Komisionit Evropian për të nisur bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, raporton AP.
Por megjithatë mësohet se dy shtete kanë kundër këtij procesi.(INA)