S’ka kompani për testimin psikik të gjykatësve në Maqedoni

INA
INA

08/06/2023

Zv/kryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska në “Click plus” nuk u përgjigj konkretisht nëse dikush në Këshillin gjyqësor do të duhet të mbajë përgjegjësi dhe do të sanksionohet për mungesën e një kompanie të akredituar që do të mundte t’i testojë vlerat morale dhe mirëqenien psikike të kandidatëve për gjykatës.

“Do të shohim ministria e Drejtësisë me çfarë qëndrimi do të del sepse përsëri do të them se ka marr detyrim nga Qeveria që të ndërmerr përgjegjësi për tejkalimin e problemit sepse …

TV21: Me fjalë të tjera nuk do të ketë, nëse më lejoni t’ju interpretoj! Jo, unë pres prej atyre zgjidhje sepse nëse bëhet fjalë për mua unë mund tua them”, tha Sllavica Gërkovska, zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë.

Gërkovska tha se është e pashpjegueshme dhe e pa kuptueshme se përse problemi ka ardhur deri në këtë pikë kur gjykata kanë nevojë të madhe për gjykatës.

“Nëse nuk ka institucion të brendshëm që është i kualifikuar të bëj trajnime të tilla atëherë ka mundësi që kjo të bëhet me institucion që është kredibil dhe i akredituar në shtetet tjera. Çështja për integritetin është shumë serioze dhe nuk mundet të improvizohet. Nuk dua të kthehem në të kaluarën dhe të them se për çfarë arsye dhe se si në të kaluarën vendime të tilla janë sjell dhe është improvizuar me institucione të tilla”, deklaroi Sllavica Gërkovska, zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë.

Në pritje të zgjidhjes së kësaj problematike për të marrë funksionin e gjykatësit janë aktualisht 8 gjykatës në Gjykatën e Apelit në Shkup, 30 gjykatës të sapo diplomuar nga Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publik dhe dy udhëheqës të gjykatave, pra gjithsej 40 vende.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Menduh Thaci

Thaçi thotë se Albin Kurti s’ka asnjë njeri në Maqedoni

europe elect

Anketa e “Europe Elects”: Arben Taravari prinë para Bujar Osmanit

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

oliver spasovski

Spasovski: Nuk dorëzohemi, pensionin minimal e rrisim në 20 mijë denarë

anita-angellovska bezhovska

Angellovska- Bezhoska paralajmëron ulje deri në 4 % të inflacionit

Screenshot_2024-04-19-19-07-50-881_com.android.chrome-edit

Prani e madhe e njësive policore në Haraçinë të Shkupit

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave

INFO

NA NDIQ