S’ka ndeshje në Kosovë, Zvezda me bishtin ndër këmbë kthehet në Beograd (Video)

0

Policia e Kosovës bllokon lojtarët e Cërvena Zvezdës! Dorëzohet Serbia, bishtin ndër këmbë!! Nuk ka ndeshje në Kosovë. Mediat serbe supozojnë, se ndeshja mund të luhet nesër në Serbi, në Pazova mes Trepçës dhe Zvezdës. Media serbe Kurir bën të ditur se tifozët e Zvezdas, rreth 50 prej tyre në 20 vetura, u ndaluan nga policia serbe në dalje të Rashkës. Në kufi ishin të pranishëm ishte përfaqësuesit e Listës Serbe, në krye me Goran Rakiqin. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kishte zbarkuar herët në mëngjes në pikën e kalimit kufitar në Jarinje. Detyra e saj ishte ndalimi i hyrjes në Kosovë të ekipit serb të futbollit Cërvena Zvezda. Ky klub i njohur serb po planifikonte të luante ndeshjen e raundit të 1/16 në kuadër të Kupës së Serbisë kundër Trepçës ilegale në Zveçan.

Gepostet von informer.rs am Mittwoch, 9. Oktober 2019