S’ka punëtorë krahu në Maqedoninë e Veriut, ikën në mërgim!

Mungesa e punëtorëve në vend ka bërë që disa biznese t’iu japin punë shtesë punëtorëve por pa i rritur pagat e tyre. Kjo ka nxitur revoltë tek fuqia punëtore, të cilët thonë se kanë kërkesa të vazhdueshme për pagesën konform shtimit të punës dhe zgjatjes së orareve.

Por, pse në fakt nuk ka punëtorë krahu? Kësaj pyetje ju përgjigjen shumë punëtorë nëpër kantiere ndërtimi, të cilët tregojnë se kolegët e tyre kanë ikur në perëndim për tu paguar aq sa punojnë.