S’ka shqip në Gazi Babë, po vijnë zgjedhjet e reja, Stevkovski i VMRO-së s’bën hesap askend!

Picture of Ina Online
Ina Online

06/03/2025

Komuna e Gazi Babës në Shkup po vazhdon të injoroj zbatimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare konform ligjit.

Tanime po mbushen katër vite të qeverisjes dhe thuajse më shumë se tre vite nga shpallja e rezultateve të regjistrimit të popullsisë, kjo komunë nuk po zbaton gjuhën shqipe, duke filluar nga tabelat, mbishkrimet e tjera, faqja e internetit, por edhe pjesa e dokumenteve, përcjell INA.

Me regjistrimin e fundit të popullsisë të 2021, shqiptarët në këtë komunë të përqëndruar sidomos në lagjen e njohur Hasanbeg dolën mbi 20% të popullsisë, duke plotësuar kushtin e përdorimit të gjuhës së tyre në nivel komunal, derisa deri atëherë ishin 17%.

Kryetari i komunës, Boban Stevkovski kohë më parë theksoi për INA se po punon në atë drejtim, por nuk dha afate se kur do të ndodhë plotësimi i të gjitha kjo.

I pyetur se përse nuk po vendoset tabela me mbishkrimin në shqip, ai nuk ka ndonjë afat.

Shqiptarët në këtë komunë në zgjedhjet e fundit lokale arritën të sigurojnë vetëm 1 këshilltarë (nga BDI), si shkak i përçarjes midis spektrit politik, derisa VMRO-DPMNE numëron 17 këshilltarë, LSDM 7 këshilltarë, E Majta 2 këshilltarë.

Sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve të 2018, institucionet obligohen që në afat prej gjashtë muajsh fillimisht t’i ndryshojnë emrat ose mbishkrimet në hyrje të institucionit dhe t’i shkruajnë ato njësoj në shqip dhe maqedonisht, me madhësinë e njëjtë dhe pamjen e njëjtë. Përveç kësaj, institucionet dhe njësitet rajonale obligohen t’i bëjnë në dy gjuhë edhe vulat e tyre. Një vit nga hyrja në fuqi e ligjit, institucionet duhet t’i zbatojnë ndryshimet tërësisht. Por, me këtë komunë kjo nuk ka ndodhur.

Për ata institucione që nuk do të zbatojnë këto ndryshime ligjore, do të shqiptohen gjoba prej 4 deri në 5 mijë euro.(INA)

TË FUNDIT

Publikohet video, ja çfarë ndodhi mes Eglit dhe Gjestit kur ikën dritat në suitë

Gjesti-Eglit: Simptomat e tua më futën në depresion

Dodik largohet nga Bosnje dhe Hercegovina, policia kufitare po heton sesi u largua

E ardhmja e Ancelottit në Real Madrid varet nga një kusht

Goditën brutalisht Klea Prengën, Prokuroria kërkon 3 vite burg për motrat Berisha

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është plagosur nga sulmi në Gaza

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË