Edhe sivjet s’ka mësim shqip për nxënësit e Idrizovës, prindërit protestojnë

ina-online
ina-online

2 Shtator, 2023

Nxënësit shqiptarë të vendbanimit të Idrizovës edhe këtë vit do ngelen pa mësim në gjuhën amtare nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë.

Prindërit sot kishin dalur në protestë për shkak të mospërmbushjes së kushteve në shkollën qendrore “Petar Njegosh” në këtë fshat, ku mësimi ndiqet kryesisht në gjuhën maqedone.

“Duam ta paralajmërojmë kryetarin e Komunës së Gazibabës, ministrin Jeton Shaqiri dhe zëvendësministrin Agim Nuhiu se sot fillojnë protestat për paralelen e gjuhës shqipe që nuk po hapet disa vite. Ne kërkojmë që paralelja të hapet, kërkojmë që të mësojnë në gjuhën shqipe dhe të mos udhëtojnë fëmijët tanë nga 40 kilometra ditë për ditë si çdo vit”, theksoi për Alsat, Rizvan Seferi, prind.

Kryetari i komunës së Gazi Babës së Shkup, Boban Stevkovski arsyetohet se pse nuk ja plotëson kushtet nxënësve shqiptarë të këtij vendbanimi.

Sipas tij, shkolla aktuale nuk i plotëson kushtet, ndërsa si komunë deri te Ministria e Transportit kanë dërguar iniciativë për përpilim të planit urbanistik, me qëllim ndërtimin e një shkolle të re në Idrizovë, ku do të mund të mësonin nxënës edhe në gjuhën shqipe edhe në atë maqedonase.

“Kam mbajtur mbledhje në bashkësinë lokale ku u dakorduam edhe maqedonasit edhe shqiptarët, të gjithë banorët që banojnë në Idrizovë, të kërkojmë zgjidhje afatgjate, gjegjësisht ndërtimin e një shkolle të re në Idrizovë. Për këtë qëllim, unë kam dorëzuar kërkesë deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Deri te Ministria për Transport dhe Lidhje dhe Ministria e Arsimit, ku theksoj lokacion konkret dhe kërkoj të përfshihet në programin për Transport dhe Lidhje për përpilimin e dokumentacionit planor për ndërtimin e shkollës së re. Kapaciteti në shkollën fillore “Njegosh” është i plotë dhe nuk ka asnjë hapësirë të lirë që të mund të ndiqet mësimi”, theksoi  për TV21, kryetari Stefkovski.

Por nga Ministria e Arsimit thonë se ata presin kërkesën nga Komuna e Gazibabës për hapjen e paraleleve të reja.

Premtimet për shkollë të re ishin bërë para katër viteve nga ish-kryeministri Zoran Zaev, por më pas më 28 shtator 2019, premtime ishin bërë edhe nga Artan Grubi, Muhamed Zeqiri, Arbër Ademi dhe Boris Georgievski si kryetar komune.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

shkolle arsimtari nxenesi

Skandal në shkollën shqipe, mësuesi godet e ofendon rëndë nxënësit: O psikopat, a e di se çfarë të bëjë

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia të kujdeset që ligjet të jenë në përputhje me standardet evropiane

Bullgari-Maqedoni-780x439-1

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, “kacafytje” mes maqedonasve dhe bullgarëve!

Muhamed Zekiri

Shtyhet seanca gjyqësore për Muhamed Zekirin

mickoski jankullovska gordana

Takimi Mickoski-Jankullovska/ ASH: A do të thotë se kjo fotografi do të kthejë kriminelët në politikë?

baste bastore

Pagoi tiketën as 1 euro, fitoi afër 30 mijë euro nga bastet (FOTO)

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Rrogat e arsimtarëve nga ky muaj rriten për 15%

fature-market

Në Turqi ushqimi më shtrenjtë për 74 %, Maqedoni 13 % dhe Shqipëri 8%

INFO

NA NDIQ