S’ka takime mes grupeve për formimin e Qeverisë, palët diskutojnë brenda radhëve të veta

Picture of INA
INA

20/05/2024

Negociatat për formimin e shumicës së re parlamentare mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN sot kanë vazhduar në korniza të konsultimeve brenda subjekteve. Ndonëse u fol për një takim të ri, deri tani nuk kishte informacion konkret edhe pse palët kishin deklaruar paraprakisht se duan që negociatat deri në arritjen e marrëveshjes të bëhen pa presionin e opinionit. Bisedimet kanë arritur në fazën e definimit të resorëve dhe kuadrove, por me sa ministri dhe cilat pozita tjera do të udhëheq koalicioni VLEN kjo akoma mbetet e paqartë edhe pse në rrethana jo zyrtare u fol për 6 ministri, një zëvendëskryeministër dhe kryetarin e Kuvendit. Rëndësi i kushtohet çështjeve programore dhe prioriteteve që palët kanë në programet e tyre zgjedhore. Bilall Kasami tha se për koalicionin VLEN prioritet kanë ndryshimet kushtetuese dhe integrimi në BE, ndërsa nuk dyshon se edhe VMRO-DPMNE-ja është e përcaktuar për këtë prioritet.

“Për vullnetin e VMRO-DPMNE-së pyesni ata. Neve kemi thënë se një ndër prioritetet e koalicionit VLEN janë ndryshimet kushtetuese dhe vazhdimin e rrugëtimit të vendit drejtë BE-së. Sa i përket palës tjetër, duhet deklaruar ata por e di që nuk kanë as ata dilema rreth integrimit në BE”, deklaroi Bilall Kasami, Koalicioni VLEN.

Marrëveshja parimore pritet ditën e premte. Parimi i ndarjes së pushtetit dhe pozitave nuk është bërë i ditur. Ndërkohë nuk dihet as për negociatat me subjektet tjera edhe pse u përfol se interesim për të qenë pjesë e shumicës së re ka shfaqur edhe partia ZNAM e Maksim Dimitrievskit. Kjo mbetet në korniza të jo zyrtares derisa asnjëra palë nuk ka deklaruar se ka negociata konkrete. Pas marrëveshjes parimore pason konstituimi i Kuvendit, ndërsa deri në mesin e muajit qershor pritet votimi i Qeverisë së re. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se pret që të siguron shumicë prej 2/3 me të cilën ka për qëllim ndryshimin e një sërë ligjesh sistematike. /Alsat.mk

TË FUNDIT
9 orë
Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh
10 orë
Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia
11 orë
Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën
11 orë
Goli i Bajramit ndaj Italisë, më i shpejti në histori të Evropianeve (VIDEO)
13 orë
Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)

ME TE LEXUARA

10 orë
Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia
22 orë
Falimentoi prodhuesi gjerman i makinave elektrike Next.e.Go Mobile, investimi i planifikuar edhe në Maqedoni
9 orë
Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh
22 orë
De Biasi bën prognozën e ndeshjes Itali-Shqipëri, lartëson tre nga kuqezinjtë tanë
17 orë
“Euro 2024”/ Scamacca do të drejtojë sulmin, ja si do luajë Italia ndaj Shqipërisë
17 orë
Nga Broja e Asllani te Ramadani e Abrashi – vlera e futbollistëve të Shqipërisë
17 orë
“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë” – Rama befasohet nga restoranti i shqiptarëve në Gjermani

LEXO MË SHUMË

bajrami

Bajrami: Është një ëndërr të luaj për Shqipërinë, Italia ekip i madh

bajrami gol

Kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia

bajrami

Italia në epërsi në pjesën e parë, Shqipëria e para tundi rrjetën

Goli i Bajramit ndaj Italisë, më i shpejti në histori të Evropianeve (VIDEO)

alternativa

Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)

shqiperi itali

Ja kush do ta fitojë ndeshjen Itali-Shqipëri sipas sondazhit të UEFA-s

shqiptarja fustan

“Si shqiponjë në stadium”, fustani i vajzës nga Prishtina rrëmben vëmendjen në Dortmund

edi rama

“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë” – Rama befasohet nga restoranti i shqiptarëve në Gjermani

kombetarja shqiptare shqiperia

Nga Broja e Asllani te Ramadani e Abrashi – vlera e futbollistëve të Shqipërisë

INFO

NA NDIQ