S’ka veterinerë për bagëtitë!

INA
INA

28/12/2023

Kemi një situatë alarmante kur bëhet fjalë për mbrojtjen shëndetësore të bagëtisë në rajonin e Dibrës. Kuadrot në sferën e veterinarisë janë të paktë dhe si pasojë është ulja rapide e bagëtisë

Vjollca SADIKU

Dibër, 28 dhjetor – Dibra dhe rajoni ballafaqohen me një problem të madh kur është në pyetje shëndeti i bagëtisë. Aktualisht mungojnë mjekët veterinerë dhe teknikët të veterinarisë. Andaj ekspertët e kësaj lëmie në nivel lokal thonë se situata është alarmante. Pikërisht kjo situatë ka ndikuar të ketë edhe një ulje drastike të numrit të bagëtisë. Problemet janë alarmante pothuajse çdo ditë edhe ata sidomos marrin dimensione shumë serioze kur në rajon realizohen aktivitetet me kontrollet e ndryshime që kanë të bëjnë me zbulimin e sëmundjeve në nivel shtetëror dhe rajonal. Aktualisht në Dibër funksionon vetëm një stacion veterinerësh të cilin e drejton Dr.Spec. i veterinarisë Maksud Kërkluku. Edhe ai shpreh brengën për kuadrot minimale në këtë sferë në Dibër dhe komunat rurale Qendër Zhupe dhe Mavrovë Rostush. Kemi një situatë alarmante kur bëhet fjalë për mbrojtjen shëndetësore të bagëtisë në rajonin e Dibrës. Kuadrot në sferën e veterinarisë janë të paktë dhe si pasojë është ulja rapide e bagëtisë. Këtë e thekson për gazetën KOHA doktori i veterinarisë Maksud Kërluku. Ai thotë se aktualisht ai është veterineri i vetëm që mbulon mirëmbajtjen shëndetësore të bagëtisë në rajon.
“Përveç mjekëve veterinerë na mungojnë edhe teknikët të veterinarisë. Prandaj mund të them se një situatë e këtillë nuk mund të garantojë një mirëmbajtje me standarde të larta të bagëtisë. Jemi të detyruar maksimalisht të japim kontributin tonë si stacion veterinar ‘Maksi’ dhe mbulojmë me aktivitete tona komunën Dibër dhe dy komunat rurale për rreth Dibrës. Mund të them se nga 1200 lopë që ka patur në Dibër dhe rajon, sot kanë ngelur afër 200. Këto janë fakte të cilët flasin për ulje të numrit të bagëtisë. Punë kemi natë e ditë por nuk mund të arrihet meqë funksionojmë vetëm ne”, thotë Kërluku. Poashtu ai sqaron se përveç kontrolleve shëndetësore që kryen në tre komunat e lartpërmendura, shpeshherë me kërkesë të blegtorëve nga Republika e Shqipërisë realizohen kontrolle dhe shërime të bagëtisë në viset kufitare të Shqipërisë.

Problemet trefishohen kur realizohen kontrollet shtetërore të Agjencisë për Veterinari dhe Ushqime. Kur ishte në pyetje kontrolli i bagëtisë tek sëmundja mortaja e derrave ose kontrolle të tjera për sëmundje të ndryshme nevojiteshin ekipe të shumta, por ata në rajonin tonë nuk i kemi. Në Dibër ka edhe një veteriner i cili mbulon aktivitete vetëm për fermën e tij dhe një teknik veterinarie i cili është angazhuar në stacionin të veterinarisë “Maksi”. Prandaj ekspertët e veterinarisë në Dibër por edhe më gjerë kërkojnë që të rritet numri i veterinerëve.

Bashkëbiseduesi i jonë Dr. Spec i veterinarisë Maksud Kërkluku, tha se ka apeluar tek shkollat fillore dhe të mesme që të insistohet që të ketë nxënës të veterinarisë për teknik veterinarie, por njëkohësisht edhe tek maturantët të rritet vetëdija për tu regjistruar në fakultetin e veterinarisë. Situata është alarmante sa u takon kuadrove prandaj ata që përfundojnë shkollimin dhe studimin në këtë sferë u garantohet punësimi, thotë Kërkluku.

Ky profesion në është shumë i përshtatëm edhe për femrat siç ka një numër dominues të veterinareve në Shqipëri dhe Kosovë pasi që është edhe profesion që ka të ardhura shumë të mira por edhe punësim të garantuar, thotë bashkëbiseduesi i jonë. Kur jemi tek blegtoria në rajon të theksojmë se Qendrat operative të veterinarisë që funksionojnë në rajonin tonë dhe rajonet të tjera mund të kenë shumë sukses nëse kanë kuadro të përgatitura në këtë sferë. Prandaj edhe shteti e veçmas pushteti lokal duhet të angazhohet për një përmirësim të kuadrove të veterinarisë. Në këtë sferë duhet të bëhet më shumë sa i takon dhënies të këshillave, kontrolleve dhe vaksinimit të kafshëve. Të theksojmë se në rajonin më perëndimor të vendit ka një ulje drastike edhe të numrit të bagëtisë së imët. Për një dekadë nga afro 40 mijë dhen numri është ulur në 30 mijë dhen. (koha.mk)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bujar-Osmani2-1-650x400-1

BDI: Bujar Osmani është kandidati i parë i konfirmuar për President të shtetit

vmro

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Kovaçevski, Maqedoninë e kanë shndërruar në Kolumbi

zjarr cair

Dalin pamje nga zjarri në kafenenë “Baron” në Çair të Shkupit

Bojmacaliev

Bojmacaliev: Me letërnjoftim e vjetër do të mund të udhëtohet edhe në Bosnje e Hercegovinë

divorc tradheti

Rajoni i Tetovës: Vitin e kaluar 482, para dhjetë viteve tri herë më pak divorce!

bojan mariciq maricic

Mariçiq: Stevo Pendarovski është kandidati me shanset më të mira për të fituar dhe udhëhequr vendin në drejtim të integrimeve evropiane

policia-714x420

Ndalohet një 34-vjeçar nga Shkupi, po transportonte ilegalisht imigrantë

Kreshnik Bekteshi

BDI-ja ende si ka definuar bartësit e listave zgjedhore! Bekteshi: Po bëhen sondazhe, anketa

Pançe Toshkovski

Toshkovski: Do të japim deri në 75.000 pasaporta në muaj

INFO

NA NDIQ