S’ka zgjidhje për nxënësit shqiptarë të Idrizovës, Stefkovski nuk lëshon pe

ina-online
ina-online

29/09/2023

Shkolla fillore “Njegosh” në Komunën e Gazi Babës momentalisht ka hapësira të mjaftueshme për të pranuar 13 nxënësit shqiptar të Idrizovës, për të zhvilluar mësimin shqip në klasën e gjashtë. Këtë e ka vlerësuar Inspektorati i Arsimit pasi ditë më parë kreu inspektime në këtë shkollë, përcjell Alsat.

Në shkollë mësimi realizohet në 24 paralele dhe ekzistojnë 23 kabinete. Nga inspektimi është konstatuar që shkolla ka kushte hapësinore që nxënësve shqiptar tu mundësohet të vazhdojnë shkollimin në klasën e 6-të, ngase mësimi për nxënësit maqedonas nga klasa e 6-të deri në klasën e 9 zhvillohet në ndërrimin e parë dhe me ketë nxënësve shqiptar mund t’u mundësohet ta ndjekin mësimin në ndërrimin e dytë”, thonë nga Inspektorati I Arsimit.

Gjithashtu, në raportin e Inspektoratit Shtetëror i Arsimit thuhet se obligon drejtorin e shkollës që të fillon procedurë për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe në klasën e 6-të, gjegjësisht të dërgon kërkesë deri te themeluesi, në këtë rast komuna e Gazi Babës për hapjen e kësaj paralele.

Pavarësisht këtij vendimi, kreu i Gazi Babës, Boban Stefkovski në rrjetet sociale ka informuar se në shkollën “Njegosh” nuk ka hapësirë për paralele shtesë. Pas takimit me prindërit e nxënësve maqedonas dhe ministrin e Arsimit, Jeton Shaqiri, Stefkovski ka shkruar se mundësia e vetme për të realizuar mësimin shqip në klasë të gjashtë është transferi në shkollat fqinje për ku transporti falas është i organizuar.

Me vjen sinqerisht keq që në këtë takim nuk u arrit marrëveshja për tejkalimin e gjendjes aktuale që po ndodh ditët e fundit. Si pushtet lokal përgjegjës, mendojmë se është e nevojshme zgjidhja e përhershme e problemit, e cila konsiston në ndërtimin e një shkolle të re për të gjithë nxënësit nga vendbanimi Idrizovë, pa dallim etnie”, deklaroi Boban Stefkovski, kryetar i Komunës Gazi Babës.

Nga Ministria e Arsimit thanë se me sqarime të detajuara do të dalin javën që vjen. 13 nxënësit shqiptartë Idrizovës akoma nuk kanë nisur klasën e gjashtë në vitin e ri shkollor për shkak se në shkollën fillore “Njegosh” të Komunës Gazi Babë nuk realizohet mësimi shqip nga klasa e gjashtë deri atë të nëntë. Ministri Shaqiri kujtoi komunën e Gazi Babës dhe prindërit e nxënësve maqedonas se zgjidhja afat shkurte është e patjetërsueshme ndërkohë që do të vijoj procesi për zgjidhjen afatgjate, ndërtimin e shkollës së re në Idrizovë. /Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bdi

Kryesia qendrore ia delegon kompetencat, Ali Ahmeti do të vendos për koalicionet parazgjedhore

kovacevski

Kovaçevski i bindur se përsëri do të jetë kryeministër

Arbnor-Maliqi-LD-1130x635-1

LD: Mos nënçmohen studentët

Talat Xhaferi3

BDI do ta propozojë Talat Xhaferin për kryeministër

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

LEN lidhja evropiane per ndryshim

LEN kërkon nga pushteti përgjigje: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”?!

besa

Lulzime Ameti: Vendbanimet shqiptare pa autostrada, Qeveria prioritet kazinot

kurti vucic

Plani 6 miliardësh i BE-së, Kosova dhe Serbia përfitojnë vetëm nëse zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit e Asociacionin

kufi-bllace

Vikendi i zgjatur, shkakton kolona kilometërshe në kufirin e “Bllacës”

INFO

NA NDIQ