Skadon afati për kontroll të Listës Zgjedhore në Maqedoni

INA
INA

19/03/2024

Ka skaduar afati për inspektimin e listës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Për diasporën, kontrolli i listës zgjedhore vazhdon deri sot në mesnatë, për shkak të problemeve teknike me ueb faqen e KSHZ-së. Kjo vjen pas raportit të Diasporës së Bashkuar Maqedonase se shtetasit që jetojnë jashtë vendit nuk kanë mundur të regjistrohen, përkatësisht sistemi ka treguar se regjistrimi ka përfunduar më 11 mars.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet t’ua dorëzojë listën zgjedhore partive politike që e kanë kërkuar më së voni brenda tre ditësh. Ata kanë afat pesë ditë nga dita e marrjes, dhe jo më vonë se data 26 mars, të paraqesin kërkesë për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave.

Katër nga shtatë kandidatët që kanë mbledhur nënshkrime nga qytetarët kanë dorëzuar kandidaturat për president në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Kandidaturën për president kanë paraqitur presidenti aktual i shtetit Stevo Pendarovski, i cili mbështetet nga LSDM dhe Koalicioni, Stevço Jakimovski nga GROM, Maksim Dimitrievski nga “ZNAM”, Arben Taravari, i mbështetur nga Koalicioni i opozitës shqiptare “VLEN” dhe Bujar Osmani i mbështetur nga BDI.

Nënshkrime për president kanë mbledhur edhe Gordana Siljanovska Davkova, e cila është e përkrahur edhe nga OBRM-PDUKM dhe Koalicioni, Biljana Vankovska e mbështetur nga “E Majta”. Kandidaturat për president duhet të dorëzohen deri në mesnatën e sotme.

Kandidaturat duhet të konfirmohen nga anëtarët e KSHZ-së dhe më pas ata do të bëhen zyrtarisht kandidatë për president. Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

arm-uniforma-600x360

Ushtria e Maqedonisë ka më pak gra ushtare profesioniste në krahasim me vendet e rajonit

kurti len

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Cyrih të Zvicrës (FOTO)

morine kufiri shqiperi

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

stevo pendarovski

Pendarovski flet për sondazhet dhe tregon se kush do ti fitoj zgjedhjet

INFO

NA NDIQ