Skandal me ilaçet në onkologjinë në Shkup, policia bastis klinikën dhe shtëpinë e ish – drejtorit

ina-online
ina-online

2 Shtator, 2023

Kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe dokumentacione tjera, janë marrë nga Klinika e Onkologjisë në Maqedoninë e Veriut, dhe dy banesa tjera, në bazë të aksionit të Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe Ministris së Punëve të Brendshme, për procedurën parahetimore në Klinikën e Onkologjisë.

Siç informojnë sot nga Prokuroria Publike, aksioni është realizuar në bazë të informatave të teksteve gazetareske lidhur me punën e Klinikës.

Prokuroria Themelore Publike

“Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme vazhdojnë të ndërmarrin veprime për procedurën parahetimore, e inicuar në bazë të informatave në tekstet gazetareske në bazë javore lidhur me punën e Klinikës. Kontrollet po bëhen me qëllim sigurimin e provave që do të përdoren për të hetuar shenjat eventuale për vepër penale”.

Gjatë ditës së premte, në bazë të urdhrit gjyqësor, sipas drejtimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup. Aksioni policorë, pasoi pas publikimit të informacioneve se punonjësit e klinikës në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.

Muajin e kaluar “Fokus” kishte raportuar për ekzistencën e një rrjeti të përpunuar biznesi kriminal për rishitjen e barnave të shtrenjta – citostatikëve. Në të njejtin rrjet, sipas tyre ishin të përfshirë shumë mjekë dhe personel medicinal i Klinikës.

Sipas shkrimeve të Fokusit, në sistem janë futur pacientë fiktiv, dhe disa prej pacientëve të vërtetë kanë marrë terapi të përgjysmuar dhe kështu terapia e shtrenjtë biologjike ka përfunduar në tregun e zi.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

Klinika-Shkup

Shënon rritje numri i pacientëve me grip, por edhe me Covid-19 në Maqedoni

instituti-arben-xhaferi

Instituti “Arben Xhaferi”: Ndryshimi i Kodit Penal anti evropian dhe i dëmshëm në luftën kundër korrupsionit

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia të kujdeset që ligjet të jenë në përputhje me standardet evropiane

Bullgari-Maqedoni-780x439-1

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, “kacafytje” mes maqedonasve dhe bullgarëve!

Muhamed Zekiri

Shtyhet seanca gjyqësore për Muhamed Zekirin

mickoski jankullovska gordana

Takimi Mickoski-Jankullovska/ ASH: A do të thotë se kjo fotografi do të kthejë kriminelët në politikë?

baste bastore

Pagoi tiketën as 1 euro, fitoi afër 30 mijë euro nga bastet (FOTO)

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Rrogat e arsimtarëve nga ky muaj rriten për 15%

INFO

NA NDIQ