Konkursi i përsëritur në Entin e Statistikave, ishin planifikuar 10 shqiptarë, por u pranuan 14 maqedonas

Picture of Ina Online
Ina Online

20/03/2025

Një vit më parë ishte shpallur konkurs për punësim të 14 administratorëve në Entin Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë së Veriut. Sipas balancuesit, nga 14 prej tyre, 13 duhej të ishin nga bashkësia etnike shqiptare, 3 nga bashkësitë e tjera më të vogla dhe një maqedonas. Kjo ishte në përputhje me rritjen e përfaqësimit në këtë institucion, përcjell INA.
Por sigurisht për shkak të zhvillimeve zgjedhore vitin e kaluar , konkursi ishte anuluar dhe i njejti u shpall këtë vit. Por ajo që ndodhi së fundi nxorri në pah se nga 14 kandidatët e pranuar të gjithë janë maqedonas. E gjithë kjo si pasojë e mospasjes së Ligjit për balancuesin.
Alarmi për këtë e ka shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale, njohësi i statistikave, Ridvan Ismaili, i cili shpjegon në detaje se çfarë ka ndodhur:
Ismaili: Ja çka ndodhi me vakumin nga shfuqizimi i balancuesit 
Nevoja për sjelljen e një ligji të ri, i cili do të kishte mbrojtur të drejtën e përfaqësimit adekuat të të gjitha bashkësive etnike në Maqedoninë e Veriut, është më se i nevojshëm dhe urgjent.
Shembulli më i freskët se pse nuk duhet të lihet vakum nga shfuqizimi i Balancuesit, është konkursi i fundit në Entin Shtetëror të Statistikës.
Bëhet fjalë për përsëritjen e konkursit të njejtë të para 1 viti, ku në kohë të pacaktuar parashihej të punësoheshin 14 persona, e sipas Balancuesit planifikoheshin: 10 shqiptarë, 3 pjesëtarë të bashkësive më të vogla etnike dhe 1 maqedon.
Fatkeqësisht, këtë muaj nga përsëritja e konkursit të njejtë kemi këtë bilanc: nga 14 vende të lira pune të gjithë kandidatët e pranuar janë të etnitetit maqedon.
Me këtë vakum juridik, për sa i përket përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike në vend, ekziston rreziku që edhe në konkurset e radhës të kemi raste të ngjajshme të anashkalimit të kandidatëve shqiptarë, sidomos kur dihet fakti se 3 fazat e konkursit nëpër të cilat kalojnë kandidatët janë të udhëhequra nga pala maqedone.
Duhet të kemi parasysh se, mbrojtja nga majorizimi dhe e drejta e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat janë ndër shtyllat kryesore e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë që burojnë nga “Marrëveshja e Paqes”, gjëra për të cilat nuk duhet bërë kompromis”, shkruan Ismaili.(INA)
TË FUNDIT

Ky është banori më i ndjekur në rrjetet sociale pas “BBVA4”?

Si asnjëherë më parë, zbuloni ku do ta shohim Egli Takon në ekranin e Top Channel

VIDEO/ Gjesti iu bën thirrje fansave: Midis Tirone, krejt nubat…

Mexhiti: Kisha ofertë për ta ndarë VLEN-in, më thanë hajde në BDI, Ahmeti do të pensionohet e marrim partinë

Faton Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja mënyrë për të ndalur poshtërimin e mëtejmë të shqiptarëve

Libri i historisë për klasën e shtatë në Maqedoninë e Veriut,me fyerje të rënda kundër kombit shqiptar në hapësirën etnike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË