Skandal në Dibër/ Klubi i vetëm sportiv në ligë të parë detyrohet të transferohet në komunën Mavrovë-Rostushë!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

19/03/2022

Pasi që komuna e Dibrës nuk i lejon të zhvillojnë në sallën e sportit në Dibër klubi i Volejbollit “Dibra Volej” stërvitjet dhe ndeshjet do ti zhvillojë në fshatin Rostushë, të komunës Mavrovë-Rostushë.

Edhe pse ky është klubi i vetëm sportiv nga Dibra që garon në ligën e parë shtetërore, komuna si duket nuk është në gjendje tu ofron kushtet e nevojshme, prandaj janë detyruar të “shpërngulen” në komunën fqinje.

Këto probleme po reflektohen negativisht edhe në rezultatet e klubit, i cili sot ka pësuar disfatë në ndeshjen kundër KV “Vesna Probishtip”, të cilin si nikoqir e ka zhvilluar në fshatin Rostushë.

“Salla në Rostushë nuk ka kushte të mira por jemi të detyruar ndeshjet ti zhvillojmë atje. Salla në Dibër i takon gjimnazit dhe aty çdo herë ka arsyetime, jo është zënë, jo ka termin dikush tjetër… Volejbolli nuk është lojë me këmbë, nuk shkakton dëme, kurse për stervitje nevojitet ndricim minimal që do të thotë se nuk bëjmë as harxhime të mëdha. Nuk kemi asnjë sqarim se deri kur nuk do të kemi mundësi të stërvitemi në Dibër, së paku të na tregojnë një javë, dy javë, një muaj,…”, ankohet sekretari i në detyrë i klubit, Adrian Sllova.

Ai bashkë me drejtorin dhe trajnerin e klubit, Rexhep Pocesta bëjnë apel te kompetentët që të zgjidhin problemetbdhe sa më shpejtë të mund të kthehen në sallën sportive në Dibër./Argument.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo pendarovski

Pendarovski: Oferta e Mickoskit për koalicion është shenjë dobësie

gashi

Gashi: Jemi në proces për ta bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriut

MEXHITI

Izet Mexhiti nga Berlini: Mërgata mposhti Jugosllavinë, andaj do ta mposhtë edhe BDI-në

IMG_1316

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

WhatsApp Image 2024-04-19 at 23.03.16 (1)

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Ali AHmeti

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Menduh Thaci

Thaçi thotë se Albin Kurti s’ka asnjë njeri në Maqedoni

europe elect

Anketa e “Europe Elects”: Arben Taravari prinë para Bujar Osmanit

INFO

NA NDIQ