Skandal në një spital në Slloveni, pacienti i vdekur zëvendësohet me një të gjallë

Në Spitalin e Përgjithshëm Celje është ndryshuar identiteti i dy pacientëve të moshuar. Njëri mbijetoi, tjetri vdiq dhe spitali e shpalli të mbijetuarin të vdekur dhe njoftoi familjen e tij.

Gabimi u zbulua kur pacienti i mbijetuar u kthye në shtëpinë e të moshuarve.

“Di vetëm që dje në shtëpi ka ardhur një banor që menduam se kishte vdekur”, tha drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve.

Menaxhmenti i spitalit ka ofruar dorëheqje, të cilën bordi drejtues i institucionit do ta pranojë të hënën, bëri të ditur kryetari i bordit drejtues Andrej Klasinc.

Ministri i Shëndetësisë Danijel Beshiq Loredan thotë se një gjë e tillë është e papranueshme në shekullin e 21-të. “Fillimisht, si person, si mjek dhe si zëvendëskryeministër, duhet t’i kërkoj sinqerisht falje familjes, edhe në emër të kryeministrit, për atë që ndodhi”, deklaruan nga ky spital. (INA)