Skandal në Zvicër, zbulohen llogari bankare të personave nga Ballkani, mes tyre shqiptarë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/02/2022

Diteve te fundit ka plasur nje skandal nderkombëtar “Sekretet Zvicerane”, ku janë të fshehura paratë e shumë kriminelëve, përfshirë edhe politikanë edhe nga vendet e Ballkanit, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch.

Rasti tani quhet “Sekretet Zvicerane” dhe u zbulua nga një hetim bashkëpunues që përfshin 152 gazetarë nga vende të ndryshme.

Mediat boterore ne skandalin “Sekretet Zvicerane” permendin edhe emra të personave nga Ballkani, mes tyre klientë serbë, shqiptarë dhe etniteteve tjera ballkanase.

Banka “Credit Suisse” ka qindra klientë shqiptarë ne mesin e tyre mbi 100 bankierë shqiptarë, raporton  Le Canton27.ch.

Hulumtimi u krye nga e përditshmja gjermane ‘Süddeutsche Zeitung’ në bashkëpunim me kanalet televizive NDR dhe WDR si dhe disa partnerë të tjerë të mëdhenj mediatikë ndërkombëtarë, duke përfshirë gazetën britanike ‘Guardian’, francezen ‘Le Monde’ dhe atë amerikane. New York Times». Këto media kanë analizuar të dhënat bankare të siguruara nga një burim anonim, sipas gazetës.

Rrjedhja e 30 mijë llogarive

E përfshirë në një sërë skandalesh, banka zvicerane akuzohet për pastrim parash të kriminelëve, politikanëve të korruptuar dhe diktatorëve.

Sipas raportit, dokumentet ofrojnë informacione të llogarive për më shumë se 30,000 klientë të Credit Suisse nga e gjithë bota. Bëhet fjalë për dosjet e 18 mijë llogarive me vlerë 100 miliardë dollarë. Banka Credit Suisse ka pranuar prej vitesh si klientë autokratë, trafikantë droge dhe njerëzish, si dhe kriminelë të dyshuar të luftës, sipas një hetimi bashkëpunues ndërkombëtar. Por ky institucion i kundërshton këto akuza.

Në një investigim të më shumë se 162 gazetarësh nga 39 vende, përfshirë ketu edhe serbet, dhe shqiptarët nga Ballkani.

Sipas hetimeve, kriminelët mundën të hapnin llogari ose t’i mbanin ato kur “banka mund ta dinte shumë kohë më parë se kishte të bënte me kriminelë”. Shumë krerë shtetesh dhe qeverish, ministra dhe drejtues të shërbimeve sekrete, si dhe oligarkë e kardinalë thuhet se kanë qenë klientë të bankës.

Banka hedh poshtë akuzat

Credit Suisse tha në një deklaratë se ajo kundërshton me forcë “pretendimet dhe insinuatat në lidhje me praktikat e supozuara të biznesit të bankës”, trasnmeton ATS /SDA.

Faktet e paraqitura janë në thelb historike, në disa raste që datojnë në vitet 1940, tha banka. Ato bazohen në “informacione të pjesshme, të pasakta ose selektive të nxjerra jashtë kontekstit”.

Për arsye ligjore, Credit Suisse nuk mund të komentojë mbi marrëdhëniet e mundshme me klientët. Banka pretendon se do ta marrë seriozisht çështjen dhe njofton synimin e saj për të vazhduar hetimin me një task forcë të brendshme duke thirrur ekspertë të jashtëm të specializuar.

Sipas informatave që posedon gazeta zvicerane Le Canton27.ch mbi 100 bankierë shqiptarë të bankës “Credit Suisse” takohen vazhdimisht.

“Një shifer zyrtare të bankierëve shqiptarë në Zvicër nuk posedojme, për adresa te ndyrshme. Por, nje gje eshte mëse e sigurt, se numri i tyre është rritur dukshëm viteve të fundit dhe ata janë partner te bankave kryesore ne vend”,  shkruan Le Canton27.duke ju referuar deklaratave te vetë bankereve shqiptarë.

Cyrihu, Gjeneva, Baseli dhe Lugano njihen si qendra të rëndësishme te bankave zvicerasne por edhe atyre botërore. Sistemi bankar zviceran përbëhet nga Banka Nacionale, Bankat Shtetërore Kantonale, Bankat e Mëdha, Hipotekat regjionale si dhe Bankat private./LeCanton27.ch

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

gjermani jeta

Janë dyfishuar çmimet e naftës dhe gazit në Gjermani, gjermanët mezi i’a dalin

Blinken

Blinken përmend vajzat shqiptare që kanë “pushtuar” Amerikën dhe restorantin e traditës shqiptare në Nju Jork

gjermania-780x470

A po rikthehet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

shqiponja-me-duar

“Krenarbëria” për herë të parë jepen çmime për krijimtarinë Arbëreshe (FOTO)

margarita magi camaj

Avokatja e parë shqiptare në Grammy 2024

Foto Ilustrim

Në Zvicër arrestohet një shtetas (45) i Maqedonisë së Veriut i dyshuar për terrorizëm

azilkerkues-1

Mbi 1,1 milionë kërkesa për azil në Evropë në 2023

kosovar suedi

Dy kosovarë bëhen heronj në Suedi, ia shpëtuan jetën një personi që ra në ujë

shqiptari restorant gjermani

Shqiptari që ka restorant në Gjermani s’ua merr asnjë cent klientëve shqiptarë

INFO

NA NDIQ