Në konferencën e sotme për media të ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në përgjigje të një gazetari që prezantoi një video ku shihet një ekip i ambulancës duke pirë kafe teksa pacienti është duke pritur në automjet, ministri u përgjigj se do të pasojnë dënime rigoroze nëse konfirmohet rasti.
Ministri Mexhiti menjëherë pas konferencës për media ka kërkuar urgjentisht hetim të hollësishëm.
“Nëse e konfirmojmë këtë, masat do të jenë shumë rigoroze. Ju e dini si veproj unë. Menjëherë do ta shqyrtojmë këtë rast në ministri dhe nëse konfirmojmë se është e vërtetë, do të merren masa të rrepta”, deklaroi ministri Mexhiti.