Skandali i radhës në Zvicër: Partia SVP kundër ndërtimit të një kubeje mbi xhaminë e Bernës

0

Myslimanët në “Shtëpinë e religjioneve” në Bernë të Zvicrës, janë duke planifikuar të ndërtojnë një kube që do të ndriçohet gjatë natës. Kjo është një arsye e mjaftueshme që Partia e SVP-së e qytetit të Bernës të lëshojë alarmin.

Ajo do të ketë një diametër prej vetëm tre deri në katër metra dhe është po aq e gjatë. Por për shoqatën myslimane në “Shtëpinë e religjioneve” në Europaplatz, kubeja e planifikuar prej masonerie dhe metali, është e një rëndësie të madhe, shkruan “Der Bund”, informon Shtegu.com. Kubeja nuk ka të bëjë fare me adhurimin dhe lutjen, thotë Imam Mustafa Memeti. “Por bëhet fjalë që ndodhitë në brendësi të bëhen transparente për jashtë”. Kubeja do ta rrisë atraktivitetin e xhamisë, përcjellë portali Shtegu.

Kubeja nuk do të jetë ndërtimi i vetëm fetar në çatinë e “Shtëpisë së religjioneve”. Që nga hapja e institucionit katër vite më parë, djathtas mund të shihet i vendosur një tempull hindu.

Kubeja e myslimanëve, gjithashtu ishte pjesë e planifikimit për “Shtëpinë e religjioneve” që nga fillimi. Por, atëbotë shoqatës së myslimanëve i mungonin paratë e nevojshme. Dhe pjesëmarrja e grupimit në projektin ndërfetar ishte e diskutueshme brenda komuniteteve myslimane në Zvicër. “Në ndërkohë, kjo ka ndryshuar”, thotë imam Mustafa Memeti.

Që para shumë kohësh, xhamia me 300 deri në 400 vendet e saj është më shumë se e stërmbushur në namazet e së premtes. Besimtarët vijnë nga mbarë Zvicra. Kubeja atyre do t’u tregojë rrugën për në xhami, thotë Memeti.

Megjithëse shumica e anëtarëve të shoqatës ishin dikur me origjinë shqiptare, vetëm gjysma e besimtarëve që luten gjatë të premtes, vijnë nga vendet e Ballkanit. Një shifër tjetër prej 15 për qind janë me gjuhë amtare arabe dhe pjesa tjetër prej 35 për qind, shpërndahen në rajonet me origjinë nga Turqia, Azia Lindore dhe Afrika. “Xhamia jonë është e hapur për të gjithë”, thotë Mustafa Memeti.

Me rritjen e popullaritetit, por edhe ekzekutimin e ceremonive është bërë më e kërkuar. Pra, një herë namazi i së premtes është mbajtur vetëm në gjuhën shqipe, tani po mbahet edhe në arabisht dhe gjermanisht, thotë imami.

Pavarësisht origjinës së ndryshme të besimtarëve, Mustafa Memeti flet për një ndjenjë në namazet e së premtes, e cila mund të formojë një lloj bërthame për një islam zviceran, bazuar në respektin për të drejtat themelore dhe gatishmërinë për kompromis. “Ne qëndrojmë prapa vlerave zvicerane”.

Prandaj, është e qartë se kërkesa e ndërtimit të kubes është diskutuar me përfaqësuesit e feve të tjera në shoqatë dhe me këshillin e fondacionit të “Shtëpisë së religjioneve”, thotë imami. Kjo e fundit është konfirmuar nga presidenti i fondacionit, Giorgio Albisetti. “Bordi i këshillit të fondacionit qëndron pas kërkesës për ndërtim”. Kubeja në çati është po aq e rëndësishme për shoqatën myslimane, sa edhe maja e tempullit që është për komunitetin hindu. “Një kube i takon një xhamie”.

Për komunitetet e tjera fetare, dukshmëria në pjesën e jashtme nuk është aq qendrore, prandaj nuk ka më projekte ndërtimi në çati, thotë Albisetti.
Por, kjo nuk mund ta bindë SVP-në. Këshilltari Henri-Charles Beuchat (SVP) është shqetësuar jo vetëm nga kubeja, por edhe nga forma e një gjysmëhëne që qëndron pranë kubes. “Ky është një anashkalim i ndalimit të minares”.

Në çdo rast, SVP do të shqyrtojë një ankesë kundër projektit. “Ne do ta mbrojmë vetveten me duar dhe këmbë kundër projektit të ndërtimit”, thotë Beuchat.(Shtegu.com)