Një automjet i ushtrisë së Maqedonisë së Veriut (ARM), i cili ishte vjedhur nga një automekanikë në lagjen Gazi Babë, është gjetur dje në një parking në Kiselë Vodë.
Sipas informacioneve të MPB-së, më 28 prill 2025, ARM ka raportuar se mjeti i tipit „Iveco“ me targa të Shkupit, që ishte vjedhur gjatë natës së 27/28 prill, është gjetur dje në Kiselë Vodë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.(INA)