Skandali me ‘drogën’, dorëhiqet deputeti i koalicionit të LSDM-së

0

Deputeti i pavarur dhe njëherit kryetar i Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit. Dorëheqjen e tij Bogoevski e ka bërë publike gjatë punës së komisionit, të cilën e ka ndërprerë menjëherë.

Që nga fillimi i seancës, anëtarja e Komisionit Nevenka Stojkovski kërkoi që rendi i ditës të plotësohet me pikën për vërtetimin e shkeljes së kodeksit të Kuvendit, nga kryetari i Komisionit për çështjen e mandateve dhe imuniteteve Pavle Bogoevski.

Bogoevski replikoi duke thënë se heqja e imunitetit të Gruevskit do të jetë procesi i fundit në krye të këtij komisioni. Ai më pas ndryshoi mendje dhe mori vendim që menjëherë të ndërpres seancën dhe të tërhiqet nga posti i deputetit.

Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit ku debatohet rreth mandatit të Nikolla Gruevskit pritet të vazhdoj me punë, por do të udhëhiqet nga zv. Kryetarja e Komisionit Snezhana Kaleska-Vançeva.

Ky skandal shpërtheu pas bisedës së publikuar të deputetit Pavle Bogoevski, në të cilën ai porosit ti paketohet një substancë e ndaluar. Ai e konfirmoi origjinalitetin, duke thënë se po negocionte blerjen e vajit të kanabisit dhe jo kokainë, siç thuhet në regjistrim. Gjithsesi prokuroria do të kontrollojë nëse ka elemente të një vepre penale për regjistrimin e deputetit Bogoevski. Gjithsesi prokuroria do të kontrollojë nëse ka elemente të një vepre penale për përgjimin e deputetit Bogoevski.