Skandali me Klinikën e Onkologjisë, sot protestë në Shkup

ina-online
ina-online

4 Shtator, 2023

Qytetarët do të protestojnë në Shkup për rastin me Klinikën e Onkologjisë. Siç është paralajmëruar, protesta do të nisë në orën 18:00 para Qeverisë, e më pas do të vazhdojë para Ministrisë së Shëndetësisë.

“Brutaliteti i pushtetit çdo ditë sjell viktima të reja, viktima kësaj radhe janë pacientët e Klinikës së Onkologjisë, të cilët me muaj kanë pritur barna në gjendje të rrezikshme për jetën, ndërsa barnat kanë përfunduar në tregun e zi në Kosovë. Bëhet fjalë për krimin e organizuar ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë të qeverisë dhe ka vite që vazhdon”, shkruhet në postimin në Facebook dhe në njoftimin e dërguar mediave.

Siç shtojnë organizatorët e protestës, kërkohet përgjegjësi nga ish-ministrat e Shëndetësisë Venko Filipçe, Bekim Sali, ministri aktual Fatmir Mexhiti, por edhe nga zyrtarë të tjerë të klinikës.

Në bazë të një vendimi gjyqësor, të premten e kaluar janë bërë kontrolle në Klinikën e Onkologjisë dhe në dy banesa private. Në këtë mënyrë janë sekuestruar kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe dokumentacion tjetër, të cilat do t’i nënshtrohen analizës dhe ekspertizës.

Siç informojnë nga Prokuroria Publike, aksioni është kryer në bazë të pretendimeve në tekste gazetareske, lidhur me punën e Klinikës.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha dje se të gjithë ata që e kanë shkelur ligjin do të sanksionohen, por jo të gjithë punonjësit e shëndetësisë duhet të sulmohen.

“Këto janë akuza që janë të shëmtuara dhe që nuk duhet të ndodhin, dhe akuza që i kemi dëgjuar gjatë 20 viteve të fundit. Është hera e parë që kryhet një operacion kaq i madh për identifikimin e autorëve të mundshëm të këtyre akteve. Dua të bëj thirrje që të mos sensacionalizohen dhe sulmohen të gjithë mjekët dhe infermierët në vend, sepse numri më i madh i personelit mjekësor që punon në vendin tonë janë njerëz të jashtëzakonshëm, staf, që kujdesen për shëndetin e popullatës sonë, nënvizoi kryeministri.

Nga VMRO-DPMNE kanë kërkuar nga kryeministri që të pranojë përgjegjësinë, sepse ajo që ndodhi në Klinikën e Onkologjisë, në masë të madhe ka ndodhur në kohën kur ministrat e tij ishin në krye të sektorit dhe kur drejtorët janë emëruar gjatë qeverisjes së partisë së tij. “Nëse kjo qeveri do të ishte Evropa, që nuk janë, sot do të ishin dorëzuar dorëheqjet, përfshirë edhe të tijën”, thekson partia opozitare.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

edi rama

Mediumi “FT” del me korrigjim për intervistën e Ramës: “Toka e askujt”, e ka pasur vetëm për Veriun, jo për gjithë Kosovën

svecla gazmend hoxha

Hoxha: Ky ishte qëllimi Serbisë me sulmin në Banjskë

Prokuroria

Vazhdon greva në prokurori – grupi i punës do të ketë afat prej 10 ditëve për arritjen e marrëveshjes

mickoski

Mickoski kërkon takim liderësh për zgjedhje

biden

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden, shpreh shqetësim për rrezikun nga Serbia

IMG_5719

Politikani serb: Radoiçiq u mor vesh me autoritetet serbe, prandaj u lirua

izet mexhiti3

Mexhiti: Përmes internetit lojërave të fatit e futën bixhozin në familjet tona

ASH

ASH: Interpelanca e opozitës teatër komik, procedura për kryeprokurorin e ri tanimë ka fillua

shaip kamberi

Kamberi: Ndikimi i politikës serbe në drejtësi është fatal, por, me aktin e sotëm, ajo po merr epitetin e shtetit “sponsor të terrorizmit”

INFO

NA NDIQ