Skandali me nënshtetësitë, shqiptarët duhet të dëshmojnë se e njohin gjuhën shqipe

0

Një numër i madhë i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, Shqipëria dhe Maqedonia kanë aplikuar për të marrë shtetësinë e Republikës së Kosovës, njofton agjencia e lajmeve INA.
Shumica prej tyre shqiptarë, por nuk kanë ndonjë trajtim më të vecantë nga kinezët, amerikanët apo gjermanët.
Përpos procedurave të stërmundimshme, shqiptarët detyrohen që të hyjnë edhe në testin e gjuhës shqipe për ta marrë shtetësinë. Skandali është se shqiptarët duhet të dëshmojnë se njohin gjuhën e tyre të nënës. Është absurde se për një lejeqëndrim shqiptarët e Luginës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, sikur edhe kinezët apo gjermanët duhet të dorëzojnë një listë dokumentesh. Nuk ka ndonjë trajtim të vecantë, sepse ka gjasa që ligji është kopjuar apo përshkruar nga shtete tjera. (INA)