Skandaloze/Ambasadorja Vlora Çitaku tre ditë në Çikago, anashkalon takimin me odën më të fuqishme ekonomike Izrael – Amerikë

(Titulli i autorit: Daniel Shure përmes SHSHA-së në Çikago: Çfarë po ndodh me shqiptarët?)

Nga Skënder Karaçica
Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, javën e kaluar erdhi për “vizitë private” në Çikago.
Më të dëgjuar kalimthi se Amb.Vlora Çitaku vjen në Çikago,ndonëse nuk dihej agjenda e kësaj vizite,sekretari i SHSHA-së Mahmut Skenderi pati kontaktuar me zonj.
Çitaku lidhur me vizitën e saj dhe duke i propozuar që ajo të vizitoi Odën Ekonomike Izrael-Amerike,ndonëse në vitin 2015 pati organizuar këtë tubim të lartë për investime në ekonominë e Kosovës, ku mori pjesë delegacioni shtetërorë me ish presidenten Atifete Jahjaga. Duhet të theksojmë thonë në këtë shoqatë të njohur të diasporës në Amerikë se delegacioni nga Kosova në Konferencën Ekonomike në Çikago dorëzoi shtatë projekte të rëndësishme që afrojnë mundësitë për investime nga Amerika”, thuhet në këtë reagim të SHSHA-së.
Me këtë rast si përgjigje e Vlora Çitakut për SHSHA-në ishte se ajo vinte në Çikago për “vizitë private” dhe luteni që të mos më prishni planin tim privat kështu thoshte përmes telefonit. Mirëpo, në ndërkohë ajo me shoqet e veta për tre ditë rresht vizitën e saj e bëri(zyrtare) dhe mori pjesë në një program festiv për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Shoqata e grave shqiptaro-amerikane(SHGSHA)kishte marrë konfirmimin nga KSHA se Amb.Vlora Çitaku do të marrë pjesë në programin festiv për 8 Marsin në Çikago dhe,siç thotë për (INA)verprimtarja Ria Ismajli,ne i bëmë gati edhe lulet për të pritur Amabasdorën nga Kosova,por ajo pa asnjë fjalë nuk erdhi në programin tonë.Nuk e dimë shkakun,thotë Ismajli.
Ende nuk e kuptojmë pse e anashkaloj SHSHA dhe Odën Ekonomike Izrael-Amerikane në Çikago Amb.Vlora Çitaku, e cila bashkë me delegacionin shtetërorë të Kosovës ishte edhe vetë në këtë tubim të lartë ekonomiko-financiarë të jetës së biznesit me përmasa në Amerkikë dhe ndërkombëtare”, thekson SHSHA nga Çikago.
Më të dëgjuar për ardhjen e Amb.Çitaku në Çikago, Këshilltari i Lartë i OEIA z.Daniel Shure që konsiderohet një mik i popullit shqiptar përmes SHSHA-së ka thënë: Çfarë po ndodh me shqiptarët nga Kosova dhe Shqipëria, që delegacionet shtetërore që vijnë në Amerikë dhe Çikago nuk e shohin të udhës të afrohen të paktën për një kafe dhe të takohemi për të thelluar bashkëpunimin e mëtejmë në fushën e biznesit,  ekonomisë dhe të investimeve në ekonominë e shtetit të Kosovës.
Kështu patëm thënë në Çikago në takimin tonë të Konferencës Ekonomike për Kosovës, ka thënë miku i shqiptarëve Daniel Shure.
Sipas programit herë “privat” e herë (zyrtar)të Amb.në Uashington Vlora Çitaku në Çikago, më gjasë ajo kishte harruar fare se këtu është mbajtur një takim i këtij niveli për Kosovën, prandaj erdhi dhe u kthye në Uashington pa i vizituar miqtë tanë hebrejë dhe amerikanë në Çikago. Kanë thënë se kur të hash pulën e mikut, tëndën duhet me lidhë për këmbën e magjes, është kjo porosi nga Çikago për Vlora Çitakun në Uashington!