Skandaloze/Ivanov harxhon mijëra euro vetëm për servisimin e veturave zyrtare

0

Në tre vitet e fundit kabineti i presidenti ka ndarë më shumë se 80 mijë euro për servisimin e veturave zyrtare.

Në vitin 2014, për servisimin e veturave 7 veturave ka ndarë 1 416 000 denarë apo 23 000 euro. E në mesin e veturave që janë riparuar janë edhe vetura më të vjetra se 9 vjet.

KIA Sorento e vitit 2006
MERCEDES E class e vitit 2001
PASSAT e vitit 1998
DACIA Logan i vitit 2005
FORD Mondeo i vitit 2012
FORD Mondeo i vitit 2012.

Përveç ndërrimit të vajrave, filtrave, frenave që janë procedurë standarde në servisimin e veturës, në tenderin e hapur nga presidenca kërkohet edhe ndërrimi i çdo pjesë të mundshme të veturës, përfshirë këtu edhe rezervuarin e benzinës dhe butonin për dritat sinjalizuese.

Firma e njëjtë i ka servisuar veturat e njëjta edhe vitin e ardhshëm. Firma private që tanimë me vite është e angazhuar nga presidenca, e ka fituar tenderin në vitin 2015 me ofertë më të ulët prej 0,001 denarë, por vlera e tenderin në fund ka arritur vlerën prej 1 180 000 denarë apo 18 178 euro.

Trajtimit “mbretëror” iu bashkëngjit edhe Nissan Qashqaj dhe Ford Transit. Edhe pse u shtuan edhe dy vetura për servisim çmimi në 2015 ishte më i ulët për 298mijë denarë.

Në vitin 2016 nga buxheti i shtetit janë harxhuar 2 365 100 denarë apo 38 456 euro sërish për riparimin e veturave të njëjta. Kësaj radhe shtrenjtimi duket i logjikshëm pasi përveç veturave që ishin në listën për servisim vitin e kaluar u shtuan edhe tre vetura tjera.

Dy veturat më të shtrenjta në listën për servisim të presidencës janë Ford Mondeot të vitit 2012. Kurse në bazë të çmimeve në faqen zyrtare të Ford Maqedoni, për riparim detaj nevojiten rreth 80mijë denarë. Por duke pasur parasysh se veturat janë servisuar rregullisht çdo vit, ndërrimi i të gjitha pjesëve nuk është i nevojshëm.

Në tentativat e mediave për të kontaktuar me personin zyrtar të kabinetit të presidenti i cili është i angazhuar për tenderët, nuk u realizuan me sukses.

Në faqen për furnizime publike nuk ka të dhëna për vitin e kaluar, kurse nga kabineti i presidentin edhe sivjet kanë hapur tender për mirëmbajtjen dhe riparimin e veturave që i posedojnë kurse vendimin se kush do ta fiton tenderin do të duhet sillet pas dy ditëve.