Skandaloze/59 vjeçarit nga Kumanova i’a ndërprenë ndihmën e invaliditetit, detyrohet të punojë për kafshatën e gojës

Elham Bajrami,59 vjeç nga fshati Llopat i Kumanovës është i detyruar të punoj ashtu në gjendje të pamundshme invaliditeti, pasi që shteti dy vite më parë ia ndërpreu ndihmën sociale të invaliditetit, që e merrte rregullisht. Storjen për të e sjell një kronikë e Alsat-M.

Elhami ka shpjeguar s e çdo ditë del me makinën e tij për të siguruar kafshatën e gojës, ashtu që arrin të siguroj një 5 euro.   “Tash jam detyruar të dal me këtë veturë për të firuar një kafshatë bukë se i kam dy fëmijë..Pothuajse 60 vjeç, fëmijën e kam 9 vjeç dhe patjetër e kam të dal këtu duke i lutur udhëtarët për 30 denarë me bart nga fshati deri në qytetin e Kumanovës.”- theksoi për Alsat-M,  Elham Bajrami.

Megjithëse ka marrë ndihmë sociale të invaliditetit, si person i cili nuk është në gjendje fizike të punojë, ai thotë se ajo ndihmë iu ndërpre pas dy vitesh gjatë rishikimit të dokumenteve përkatëse. Nga Ministria për Punë dhe politikë sociale thonë se vendimi është marrë nga komisioni i përbërë prej ekspertëve ndërkohë që qytetarët mund të ankimojnë vendimin. Më tepër ndiqeni KRONIKËN.