Skandaloze, mësuesi zvicerian i vërsulet vajzës shqiptare pse veshi bluzë kuq e zi

0

Sabit Gecaj një poet e publicist shqiptar dhe një politikan shqiptaro- zviceran, ka ngritur shqetësimin e tij në lidhje me “injorancën e mësuesve në Zvicër”. Me anë të një postimi, Gecaj ka shkruar se një nxënëse shqiptare e një shkolle të qytetit të Cyrihut përjetoi injorancën nga ana e mësuesit të saj për shkak se kishte veshur fanelën me shqiponjë, për të treguar përkatësinë e saj po ashtu edhe për nderë të Festës së Flamurit.

Gecaj ka pyetur se: “A mund të imagjinoni, që në arsimin zviceran, punojnë mësues injorantë, të cilët; një fëmiu shqiptarë që ka veshur fanelen KuqeZi, me Flamurin Kombëtar Shqiptar, për nderë të 28 nëntorit, i drejtohen: „ju nuk guxoni të veshni këtë bluzë, sepse është provokim“!”. Sipas Gecajt e njëjta shkollë nuk ka të përcaktuar veshjen, apo uniformë shkolle.

“Andaj një qëndrim i tillë i një mësimdhënësi, ndaj një nxënësi, shqiptar në këtë rast; nuk dua ta klasifikoj si racizem, por jam i detyruar të them se është një primitivizëm, dhe mosdije e injorancë e paskajeshme!”, ka shkruar Gecaj.