Skandaloze/ Prokurorët prap lëshime ndaj Mijallkovit, nuk e çojnë në paraburgim në ‘Shutkë’, por në hotel “Marriot”!

Kapoja dhe ish-shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov nuk do të shkoj në paraburgim në burgun e Shutkës në Shkup, por në “arrest shtëpiak”, edhe ate në hotel “Marriot”, pasi që në dokumente aty i figuron adresa, përcjell INA.

Prokurorja Vilma Ruskoska, së bashku me prokurorët Lençe Ristoska dhe Trajçe Pelivanov, gjatë uikendit kishin kërkuar që Mijallkov të shkoj në paraburgim, pas indikacioneve se do të arratisej.

Lidhur me këtë kishin bërë ankesë që të hiqet arresti shtëpiak dhe të shqiptohet paraburgim. Por sot ata kanë tërhequr ankesë, duke kërkuar që ai të rikthehej në arrest shtëpiak. Informacioni i tillë konfirmohet edhe nga Prokuroria. Deri më tani nuk ka asnjë shpjegim pse prokurorët vendosën për një hap të tillë.

Vilma Ruskoska dhe Saso Mijalkov kanë qenë në ndërtesën e Prokurorisë për një orë, pasi ai raportoi vetë dhe u vu në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë. Ish-shefi i shërbimit sekret shkon në arrest shtëpiak deri në shpalljen e verdiktit final gjyqësor, që pritet të bëhet gjatë këtyre ditëve.(INA)