S’kanë tekste shkollore – Pas protestës gjimnazistët në Tetovë paralajmërojnë bojkot të mësimit

Picture of INA
INA

25/09/2023

Nxënësit e viteve të dyta të gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” protestuan përpara objekt të shkollës, në shenjë revolte për mungesën e madhe të librave, shkruan Alsat.

Nxënësit thonë se nuk do të kthehen në mësime për aq kohë sa nuk sigurohen të gjitha tekstet shkollore.

“Mua personalisht më mungojnë krejt librat. Me gjithë klasën time asnjë libër nuk kemi”, tha një nxënës.

“Ajo për çka ne sot protestojmë siç e shihni edhe vetë, është grumbulli i madh i nxënësve dhe ka të bëj me bojkotimin e mësimit për mungesën e madhe të librave. E kemi paraqitur si problem se një pjesë dërmuese ka mungesë të madhe të lirave. Jemi të mendimit të mos kthehemi dhe bëjmë ftesë që të na bashkëngjiten edhe ata të tjerët. Kemi disa profesorë madje që na detyrojnë t’i bëjmë librat fotokopje”, u shpreh një nxënës tjetër.

“E kemi lëshuar orën se s’kemi libra s’mund të mbajmë orë mësimi. Profesorët na kërkojnë libra ndërsa ne nuk kemi”, theksoi një nxënës.

“Sot kemi dalë të protestojmë shkaku i librave se ka shumë mungesë të librave në shkollë dhe mësimi shumë dobët na shkojnë, nëse s’ka libra nuk kthehemi në orë kjo është e gjitha”, tha një nxënës.

Drejtoresha e gjimnazit të Tetovës nuk e mbështet protestën e nxënësve. Ajo hedh dyshime se protesta është e nxitur.

“Ne kemi një numër të vogël të librave që mungojnë por, nuk është gjendja aq alarmante sa që të bojkotojnë mësimin. Unë në këtë situatë shoh një instrumentalizim të nxënësve nga instanca të caktuara që duan të bëjnë tollovi. Informacion të tillë që detyrohen të bëjnë fotokopje nuk kam informacion të tillë”, tha Teuta Llalla, drejtoreshë e Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”.

Në protesta pritet të dalin edhe prindërit.

“Kemi paralajmërime prej prindërve që thonë se do dalin në protesta sepse mungesa e librave kohëve të fundit po bëhet problematikë shumë e madhe jo vetëm në komunën tonë por në nivel të shtetit sepse procesi mësimorë pa libra nuk fillon dhe nuk mbaron si duhet”, theksoi Nazmi Dauti, sektori për Arsim komuna e Tetovës.

Në gjimnazin e Tetovës, mungojnë rreth 20 për qind e librave thotë drejtuesi i bibliotekës së gjimnazit, edhe përkundër faktit se porositë janë bërë në kohë./Alsat

TË FUNDIT
19 minuta
kazino
Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat
27 minuta
zjarr
Në Maqedoni ka 7 zjarre aktive
31 minuta
Mickoski Mexhiti
Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/minis...
1 orë
burg
“Edhe Pablo Escobar rrinte në burg, këta jo”/Pandov: Mungonin 11 të...
1 orë
policia
Arrestohet një person nga Likova, i dënuar me mbi pesë vite burg

ME TE LEXUARA

7 orë
vullnet poshka biden
Demokratët të ndarë për kandidatin për president pas largimit të Bi...
1 ditë
zjarr
Nga 30 zjarre të hapura, 9 vatra janë ende aktive
2 orë
taravari-arbennn
Taravari: Deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të pagave në ...
1 ditë
vmro-bdi
VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështj...
7 orë
Tabanoc kufi
LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona
1 ditë
cezme-uji
“Ujësjellës dhe Kanalizim”: Përdoreni ujin për pije, jo për t’i “fl...
2 orë
Keshilli-Evropian-flamuri-rus-
Këshilli Evropian vendos për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovë...
1 ditë
mickoski djali
LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave n...

LEXO MË SHUMË

kazino

Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat

zjarr

Në Maqedoni ka 7 zjarre aktive

Mickoski Mexhiti

Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro

burg

“Edhe Pablo Escobar rrinte në burg, këta jo”/Pandov: Mungonin 11 të burgosur në burgun e Shutkës

policia

Arrestohet një person nga Likova, i dënuar me mbi pesë vite burg

plazh bregdeti shqiptar

Vdes një person në plazhin e Durrësit

sedat-750x430-1

Sedat Rushani drejtor në Byron për Metorologji

cezme-uji

Aksion për pagesën e borxheve të ujit pa llogaritje të interesit deri më 31 korrik

Keshilli-Evropian-flamuri-rus-

Këshilli Evropian vendos për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

INFO

NA NDIQ