Skenare për të bllokuar projektin “Korridoret 8 dhe 10D”, pushteti drejton gishtin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

13/04/2023

Qeveria ka akuzuar opozitën maqedonase të prirë nga VMRO-DPMNE se po gënjen duke përhapur të pavërteta për të bllokuar realizimin e projekteve strategjike infrastrukturore në vend “korridoret 8 dhe 10D”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se ajo që thotë nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski për Marrëveshjen për Korridoret 8 dhe 10d me konsorciumin “Bechtel dhe Enka” është gënjeshtër dhe përhapje të të pavërtetave.

“Opozita di të përhapë histeri, gënjeshtra dhe të bllokojë Kuvendin, ku janë në procedurë ndryshimet në tetë ligje që lidhen me marrëveshjen”, deklaroi Kovaçevski, përcjell INA.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi tha se me ose pa ndryshimet ligjore do të ndërtohen autostradat në Korridoret 8 dhe 10d, duke shtuar se kontrata me kontraktorin “Bechtel dhe Enka” është klasifikuar me kërkesë të konsorciumit dhe për këtë arsye detajet mund të mos publikohen.

Nga ana tjetër, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kërkoi nga presidenti Stevo Pendarovski që të mos i nënshkruajë ndryshimet ligjore për korridoret 8 dhe 10d. Kreu i shtetit, megjithatë, pardje tha se do të presë versionet përfundimtare të paketës së ligjeve, para se të vendosë nëse do të nënshkruajë dekretet.

Kryeministri Kovaçevski dje sërish u ka bërë thirrje qeverive të SHBA-së dhe Turqisë që të thonë nëse në dy vitet e fundit, që kur po përgatitet ky projekt, dikush nga vendi ynë ka kërkuar diçka prej tyre apo kompanive të tyre.

Sipas kryeministrit, VMRO-DPMNE konfirmoi sërish se di vetëm të përhapë histeri dhe gënjeshtra dhe të bllokojë Kuvendin. Këtë e bëri, theksoi ai, me të gjitha zgjidhjet e rëndësishme ligjore dhe me të gjitha projektet madhore infrastrukturore.

“Marrëveshja me “Bechtel dhe Enka” është nënshkruar publikisht në bazë të një ligji të posaçëm, të miratuar në Kuvend nga të gjithë deputetët. Ka kaluar të gjitha procedurat ligjore për përfundimin. Marrëveshja në mbi 400 faqe përcakton kushtet për ndërtimin e autostradës. Ka edhe ndryshime në disa ligje për të siguruar kushte për përshpejtimin e procedurës për ndërtimin e këtyre dy seksioneve të mëdha. Synimi është që në pesë vjet të ndërtohet një autostradë moderne, me një shumë të përshtatshme për një projekt të tillë. Deputetët kanë mundësi t’i miratojnë ato dispozita sipas procedurave. Të gjitha dispozitat e tjera të ligjit janë në përputhje me ligjin special që është miratuar”, tha Kovaçevski.

Sa i përket rritjes së pretenduar të javës së punës nga 40 në 60 orë, ai përsëri tha se është një ndryshim ligjor, i cili vlen vetëm për një projekt të tillë strategjik me interes kombëtar dhe synimi është që çdo punëtor që dëshiron të punojë më shumë se sa ligji parashikon, vullnetarisht, të paguhet për çdo orë jashtë orarit dhe të marrë një rrogë ditore 50 për qind më të lartë të dielave, e cila, tha ai, do të mbajë më shumë para në shtet, do të shpejtojë ndërtimin e korridoreve dhe do të ulë shumën e projektit.

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, i cili është edhe koordinator për ndërtimin e këtyre autostradave, në një konferencë për media tha se nëse java e punës së punëtorëve që do të punojnë në ndërtimin e korridoret 8 dhe 10d janë 60 orë në javë, siç kërkohet nga kontraktori “Bechtel dhe Enka”, projekti do të realizohet për 4.7 vjet dhe do të kushtojë më pak, dhe nëse është 40 orë në javë, do të zgjasë mbi gjashtë vjet dhe kushtojnë më shumë. Siç theksoi Grubi, nuk bëhet fjalë për pagim të gjobave nëse orari i punës nuk është 60 orë, por për një realizim më të ngadaltë të projektit.

Sipas tij, kudo ku punonin “Bechtel dhe Enka”, java e punës ishte 60 orë dhe punëtorët nënshkruan një marrëveshje me shkrim për të punuar atë kohë dhe paguheshin për çdo orë të punës.

Ai saktëson se kontrata me kontraktorin “Bechtel dhe Enka” është klasifikuar me kërkesë të konsorciumit dhe për këtë arsye detajet mund të mos publikohen. Në të njëjtën mënyrë kanë punuar edhe gjatë ndërtimit të autostradave në rajon, konkretisht në Kroaci, Serbi, Kosovë dhe Shqipëri. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vanja

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

arben taravari

Taravari: Gostivari është Kala që nuk mposhtet!

bujar osmani

Osmani: Jam thellësisht i nderuar dhe i përulur nga besimi dhe mbështetja juaj

dimit

Taravari me fitore të ngushtë në Gostivar, Dimitrievski fitoi në Kumanovë

osbe odihr

OSBE/ODIHR sot do të shpallë rezultatet fillestare nga monitorimi i zgjedhjeve

IMG_1508

KSHZ publikon rezultatet e 99.85 % të votave, ja si qëndrojnë kandidatët për President

siljanovska davkova pendarovski stevo

Davkova dhe Pendarovski përballen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

okb

OKB: Mbi 281 milionë njerëz përballen me urinë akute

moti shiu

Mot me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm

INFO

NA NDIQ