Skenari i Ivanovit për të penguar nominimin e Kurtit, ja kush paralajmëron

0

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, ka thënë se formimi i qeverisë mund të zhagitet nga presidenti, sikur ka ndodhur në vitin 2017 në Maqedoni, përcjell Bota sot. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se me Kushtetutë ai mund të caktojë dhe propozojë Kuvendit mandatarin për kryeministër të qeverisë së ardhshme, në konsultim me partinë që ka fituar shumicën në Kuvend, por që këto nene thotë se nuk ofrojnë afate kohore se kur presidenti fillon me procesin dhe kështu presidenti mund ta shtyjë atë sa të dojë, e të mos mund të kundërshtohet nga LVV e LDK. Ai thotë se nëse ndodhë kjo, Kosova mund të futet në krizë të re politike në një kohë mjaft delikate.

Postimi i tij i plotë në Facebook: Skenari “maqedon” i Presidentit Ivanov per zhagitjen e nominimit te kandidatit per Kryeminister. Formimi i qeverise mund te zhagitet nga Presidenti i vendit, ngjashem si ndodh ne vitin 2017 ne Maqedoni. Neni 84 (pika 14) dhe neni 95 (pika 1) te Kushtetutes i japin te drejten ekskluzive Presidentit qe te caktoj dhe propozoj Kuvendit mandatarin per Kryeminister te qeverise se ardhshme ne konsultim me partine politike qe ka fituar shumicen ne Kuvend. Por, keto nene nuk ofrojne afate konkrete se kur fillon Presidenti procesin e konsultimeve me partite politike, sa mund te zgjasin ato konsultime dhe deri kur ka kohe qe te njoftoj Kuvendin mbi mandatarin e propozuar per Kryeminister. Andaj, Presidenti mund te shtyej formimin e qeverise se re ne frymen e ketyre neneve te Kushtetutes dhe LVV e LDK nuk kane ndonje instrument ligjor e institucional me te cilin do te mund ti kunderviheshin nje mosveprimi te tille te Presidentit. Per me teper, duke qene se Presidenti sipas nenit 4 (pika 3) te Kushtetutes eshte garantues i funksionimit demokratik te institucioneve, ai ka diskrecionin te bej interpretimin nese nje kandidat per Kryeminister cenon kete parim dhe kete baze mund ta perdore per te refuzuar te nominoj kandidatin specifik te propozuar nga partia qe ka fituar zgjedhjet. Hipotetikisht, mund te gjendemi ne nje situate ku Presidenti percakton se kush eshte kandidati per Kryeminister per shkak te kushteve qe mund ti paraqese dhe jo partia fituese e zgjedhjeve! Nese kjo ndodh, Kosova mund te futet ne nje krize te re politike ne nje kohe mjaft delikate kur pritet realizimi i reformave te brendshme dhe percaktimit te kornizes negociatore ne raport me Serbine./BotaSot