Skender Karaçica-aktivisti dhe gazetari i dekadave që nuk ndalet as në SHBA

ina-online
ina-online

06/02/2024

Skënder Karaçica ka lindur në vitin 1954 në Sankoc të Drenicës. Kreu studimet në Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Fakulteti Filologjik në Universitetin e Prishtinës.Një kohë ka punuar në arsim dhe shkollën shqipe në Drenicë dhe në organizatat shoqërore të kohës,që kishte të bëjë më punësimin në Gllogocin e kohës.

Qysh në Shkollen Normale të Prishtinës,pati filluar të merret me shkrime nga fusha e letërsisë,të gazetarisë dhe ishte lexues i pasionuar i shtypit,të publikimeve shkencore që botoheshin nga institucionet shkencore të Kosovës.Si nxënës i Normales në Prishtinë,ai botonte në gazetën e studentëve “Bota e Re”, pastaj në, “Rilindje”, në gazetën “Flaka e Vëllazërimit” në Shkup si dhe në emisionet nga kultura dhe për fëmijë në Radio Prishtina etjerë.

Në botën e shkrimeve të tij,duhet veçuar disa redaktime që ia ka bërë poezisë bashkëkohore dhe për fëmijë, ku ishte redaktor i këtyre botimeve në Prishtinë dhe në diasporën shqiptare në Çikago të Amerikës. Nga kjo fushë recensionet, vështrimet letrare, kritike si dhe polemika ndër më të ndryshme e bëjnë me dhjetra zëra të fushës së studimeve të tij.

Në biografinë e tij dhe ata që e njohin, Skënder Karaçica pati një fëmijëri të vështirë, ndonëse në kohën e regjimit të Rankoviqit në shekullin e kaluar,në aksionin famëkeq për grumbullimin e armëve,UDB-ja serbe ia mbyti babain Dyl Danin në shkollën e Sankovcit dhe kështu për të mbyllur shtëpinë e tij me të vetmin fëmijë si trashëgimtar.

Në vitet e 90-ta shekullit të kaluar, regjimi serb një nga të parët e masave antishqiptare,e përjashtojnë nga puna dhe për dhjetë vjet pati punuar punë të nduarnduarta për ekzistencë dhe rritjen e katër fëmijëve.Ndërkaq,në kohën e luftës në vitin 1998-1999 ishte reporter i luftës së UÇK-së në Drenicë në gazetën “Koha Ditore” në Prishtinë.

Në vitin 1999 migroi në Amerikë dhe tash sa vjet është një nga veprimtarët dhe krah i fortë i lëvizjeve dhe të shoqatave si dhe në krah të arbëreshit Joe DioGuardi (LQSHA-së në Nju Jork) dhe të KSHA-së në Çikago.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-02-26-00-40-56-655_com.facebook.katana-edit

Shqiptari që ka restorant në Gjermani s’ua merr asnjë cent klientëve shqiptarë

punetoret-800x445

Si e humbi jetën mërgimtari 43 vjeçar në Itali

protesta-nju-jork2

Shoqata Malësia e Madhe në New York, zgjodhi kryesinë e re : Kryetar i ri me mandat dy vjeçar u zgjodh Senad Lulanaj

shtetesia amerikane lotaria

Tarifat e aplikimit për shtetësi amerikane do të rriten për herë të parë në 8 vjet

qendra kulturore zagreb

Hapja solemne e Qendës Kulturore Shqiptare në Zagreb

xhelal xheladini

Ndërroi jetë këngëtari kumanovar i hiteve të mëdha Xhelal Xheladini

policia gjermane gjermani

41-vjeçarja nga Maqedonia goditet me thikë nga burri i saj në Gjermani në sy të djalit të saj të mitur

Kurani

Në Shqipëri restaurohet Kurani 100-vjeçar

supermarketet-800x445

Në të ardhmen, Coopi zviceran do të shesë perime nga Shqipëria

INFO

NA NDIQ