Skënder Rexhepi : Në zgjedhjet parlamentare shqiptarët të garojnë në dy tabore

INA
INA

02/02/2024

Sipas kreut të Lëvizjes Populli Skender Rexhepi deri në fillim të fushatës zgjedhore, shqiptarët pritet të pozicionohen në dy taborre politike dhe kjo do të ndihmojë në rritjen e numrit të përfaqësuesve shqiptarë të popullit në Kuvend. Partia e tij ende nuk është pozicionuar se si të garojë.

Kryetar i Lëvizjes Populli Skender Rexhepi vlerson se në zgjedhjet e 8 majit shqiptarët mund të kenë numër më të madh të deputetëve, më shumë se në çdo cikël zgjedhor deri tani nëse garojnë në dy tabore.

“Unë besoj se do i ri në vijë asaj që e kam thënë se deri në zgjedhje, subjektet politike shqiptare do të grupohen në dy grupe, dy blloqe politike drejt zgjedhjeve, me çka do të përfitojnë përfundimisht elektorati shqiptar, me shfrytëzimin, realizimin dhe materializimin maksimal të numrit të deputetëve. Besoj se do të kemi deputetë më shumë se asnjëherë deri sot”, deklaroi Skënder Rexhepi, kryetar i Lëvizje Populli.

Duke folur për bashkëpunimin apo bashkimin me ish partitë e tij, të cilat tani janë në koalicion të përbashkët opozitar, Rexhepi u shpreh kategorik se nuk i rikthehet një kapitulli që tashmë e ka mbyllur, por një gjë e tillë mund të ndodh, sipas tij, vetëm nëse është vullnet i anëtarëve të partisë së tij.

“Për mua personalisht gjasat janë më shumë se zero. Do të thotë barabartë me zero. E them nga bindja se e kam thënë që një kapitull që është i mbyllur, për mua është jonjerëzore ta rihapi. Dy subjektet politike me një arsye tejet të pakuptimtë u ndanë për çështje ideologjike, një subjekt u nda në dy për çësthje ideologjike dhe tash pas një kohe ata ribashkohen. Atëherë pyetja është se pse po ribashkohen ato të dy”, u shpreh Rexhepi.

Rexhepi shprehet i bindur se opozita shqiptare nuk do të mund ta përfundojë procesin e listave të kandidatëve për deputetë, për shkak se siç thotë ai, brenda saj janë dy blloqe që dikur ishin bashkë e më pas ishin bërë shkaktarë për t`u ndarë në dy subjekte.

Ndërkaq sa i përket kandidatit eventual shqiptar për president nga Lidhja Evropiane për Ndryshim, Rexhepi shprehet se kjo faktorizon opozitën shqiptare. Sipas tij, partitë politike që propozojnë kandidat shqiptar, qëllimi i tyre nuk është që të fitojë ai kandidat shqiptar, por që të përfitojnë sa më shumë elektorat shqiptar e ta grumbullojnë rreth bllokut të tyre./tvklan.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

gordana-siljanovska-1392x899

Shkup: Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente e VMRO DPMNE-së

policia speciale maqedoni

Ish-kryetari i një komune në Maqedoni kapet nga policia si pjesë e një grupi kriminal

INFO

NA NDIQ