Skerdi publikon baladën “Amelia”

0

Skerdi solli projektin e ri muzikor.Skerdi Ago është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat marrin komente pozitive nga fansat e tij, shkruan lajmi.net.

Ai ditë më parë kishte paralajmëruar projektin me titull “Amelia”, të cilin e solli të shoqëruar edhe me videoklip.

Për tekstin e këngës u kujdes vet Skerdi në bashkëpunim me Mumën, muzikën e bëri Skerdi, kurse për instrumentalin u kujdes Alandy dhe Edlir Begolli.

Për videoklipin u kujdes Jaydee, ndërsa prapa këtij projekti qëndron kompania RedBox Entertainment.Kjo këngë e Skerdit vjen pas projektit “Melodia”, të cilin e kishte sjellë në bashkëpunim me Gent Fatalin.