Skuadra shqiptare shkruan historinë, fiton Kupën e Malit të Zi

Picture of Ina Online
Ina Online

29/05/2025

Skuadra shqiptare Deçiqi Admiral Bet nga Tuzi është fitues i Kupës së Malit të Zi.

Deçiqi ka shkruar historinë, për herë të parë ka fituar trofeun e Kupës, për gati një shekull që ekziston si klub, përcjell Bota Sot.

Deçiqi ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Mornarit të Tivarit, në finalen që u zhvillua në Nikshiq.

Skuadra shqiptare krahas që ka fituar trofeun, ka siguruar kalimin në garat evropiane përkatësisht në Conference League.

Një krosim i Dreshajt nga e djathta, reagim i dobët nga mbrojtja e Mornarit, dhe një realizim mjeshtëror nga futbollisti Asmir Kajeviq, i cili “e shtyu” topin mbi Dragojeviqin që vraponte, ku i solli fitoren e madhe Deçiqit pikërisht në minutën e 23-të.

Skuadra nga Tuzi mund të kishte shënuar edhe golin tjetër në minutën e 40-të.

Braziliani Augusto Çagas gjuajti nga rreth 25 metra por traversa ia mohoi golin.

Presidenti i klubit shqiptar, Pal Dreshaj, është në festë me djelmoshat e artë.

Ky është sukses i dytë më i madhi i këtij klubi, pasi që ishin kampion të Malit të Zi në edicionin 2023-2024./Bota Sot

TË FUNDIT

Ministri Maqedonci: 26 vite nga Çlirimi i Kosovës – liria është fituar me gjak, duhet ruajtur çdo ditë

Lëshohet rruga e rikonstruktuar Ohër – Shën Naum! 24.3 kilometra, investim 11.7 milionë euro

Mexhiti: Shkupi, qendër rajonale për tranzicionin energjetik

Arrestimi i nënës, Geti thyen heshtjen në rrjete sociale

Mickoski: Do ketë zgjidhje për Inspektoratin e Gjuhëve, së shpejti sigurojmë dhe Badinterin

Arben Fetai fton në takim strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË