Mirlind Daku sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit ka lënë gjurmë të mëdha te ish-skuadra e tij në kampionatin slloven.
Skuadra e Murës nuk harron të kujtojë Dakun, duke theksuar se ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë në histori.
“Saktësisht dy vite më parë, Mirlind Daku, i cili konsiderohet të jetë një nga sulmuesit më të mirë të Mura në historinë e saj, nënshkroi kontratë me Mura. Në një sezon e gjysmë, Daku luajti 53 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi 27 gola dhe kontribuoi me 7 asistime. Në verën e vitit 2023 ai kaloi te Rubin Kazan në Rusi“, shkruan ish-klubi i Dakut.
Aktualisht Daku luan për skuadrën e Rubin Kazan në kapionatin rus, ku po bën paraqitje mjaft të mira.