Skulptura me modelin “J” e Xhafës zë vend në Firence, simbol i urtisë e autoritetit

Skulptura e hekurt, që ka formën e bastunit apo të shkronjës “J”, e artistit Sislej Xhafa tashmë është vendosur para objektit të Pallatit të Drejtësisë në Firence të Italisë, shkruan “Koha Ditore”.

Vepra, të cilën Xhafa e ka titulluar “J” vjen si simbol i moshës e urtisë, por edhe fuqisë e autoritetit. Bastuni i gjatë 14 metra përveçse qëndron aty si simbol, ka edhe një funksion tjetër.

Përmes vrimave që ka spërkat me ujë, si një fontanë. Është vendosur para “Palazza di Giustizia” për të qëndruar aty përhershëm. Xhafa, bashkë me katër artistë të tjerë në fillim të vitit të kaluar ishte shpallur fitues i konkursit të hapur nga qytetit i Firences. /Java News/