Sky Sports publikon formacionet e mundshme të Anglisë kundër Kosovës

0

Kombëtarja e Anglinë do të përballet me Malin e Zi dhe me Kosovën gjatë ditëve vijuese për kampanjën kualifikuese në EURO 2020. Sky Sports i ka publikuar formacionin më të mirë të Anglinë për secilën skemë të cilët mund të vendosë ta përdorë trajneri Gareth Southgate.Kosova do ta presë Anglinë më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020, raporton Gazeta Express.
Se çfarë rëndësie do të ketë kjo ndeshje varet nga përballja e Kosovës në Çeki, pasi që nëse “Dardanët” pësojnë humbje në këtë ndeshje, ata e kanë të pamundur kualifikimin në EURO 2020.
Në anën tjetër, Anglia do të synojë ta sigurojë vendin e fitueses së grupit me fitore kundër Malit të Zi. Para dy ndeshjeve të fundit për anglezët në Grupin A kualifikues për EURO 2020, Sky Sports i ka publikuar lojtarët më të mirë që mund të jenë titullar në secilën skemë të mundshme.