Sllavevski: Tani është shansi historik për partitë shqiptare që ta heqin nga pushteti BDI-në

Anëtari i lartë i VMRO-DPMNE dhe ish-mnistri i financave, Trajko Sllavevski theksoi se të enjten është shansi historik për partitë shqiptare që ta heqin nga pushteti BDI-në. Ai këtë e ka theksuar në emisionin “24 analizë” në TV24.

Sipas tij, partitë opozitare shqiptare të enjten do të konfirmojnë konkluzën se tani është shansi historik për ta për të zhveshur nga pushteti BDI-ë, përcjell INA.

“Kjo është një shpresë për të gjithë që të prosperojnë si parti politike dhe të arrijnë tek praktikimi i pushtetit. Kjo mund të ndodhë shumë shpejt për ta”, theksoi Sllavevski.

Sipas tij, më së miri do të ishte që Zaev të mbante fjalën dhe të jepte dorëheqje. (INA)