“Sllavo-maqedonasët mohojnë gjuhën shqipe, partitë shqiptare mbrojnë maqedonishten”

Arta Toçi

“Bie në sy angazhimi i eksponentëve të partisë shqiptare në pozitë për të siguruar trajtim të barabartë të gjuhës maqedonase në BE.

Gjithashtu, të mahnit angazhimi i tyre për ta ruajtur emërtimin e kësaj gjuhe pa asnjë ndryshim nga ai në Kushtetutën e vendit.
Në shoqëritë multietnike një angazhim i tillë do ishte i natyrshëm dhe duhet të jetë i tillë por vetëm nëse:

1. Partitë shqiptare do të angazhoheshin në këtë masë për trajtimin e gjuhës shqipe në Kushtetutën e vendit.

2. Mund të gjenim një eksponent joshqiptar i cili do të kishte qasje humane ndaj gjuhës, të cilën e flet një grup etnik me të cilin e ndajnë shtetin.

Historia po dëshmon se gjithçka riciklohet, dhe kur jemi te riciklimi, t’i kujtojmë edhe tendat para qeverisë, njësoj si këto që po ngriten tani.

Asgjë e re!

Të parat u ngritën për ta mohuar gjuhën shqipe në Maqedoni. Sot ato po ngriten përsëri për gjuhën, por këtë radhë për dilemën e egzistencës së një gjuhe.

E pra, riciklimi ka trajta të ndryshme, herë të dhimshme, e herë akoma më të dhimshme, varësisht sa e ke lënduar tjetrin!”.