Sllovenia i dërgon në karantinë shtetasit nga vendet e Ballkanit

0

Sllovenia po aplikon masën e karantinës për shtetasit nga Ballkani Perëndimor, që punojnë në këtë vend.

Sipas njoftimeve zyrtare, deri ditën e djeshme mbi 800 persona nga vendet e Ballkanit Perëndimor morën vendime për karantinë gjatë fundjavës sapo hynë në Slloveni.

Të shtunën janë lëshuar 340 vendime dhe të dielën 435 të tjera, thonë nga Ministria sllovene e Shëndetësisë për agjensinë e lajmeve STA, transmeton Shtegu.com. Më tej thuhet se shumica e personave janë nga Bosnje e Hercegovina.

Qeveria në Ljubljanë forcoi kontrollet kufitare të premten për shkak të shpërthimit të koronavirusit në Ballkanin Perëndimor. Personat Njerëzit që vijnë nga vendi fqinj jugor i Kroacisë, tani duhet të dëshmojnë se kanë qenë atje, për shembull se kanë prenotuar një hotel.

Kushdo që ka udhëtuar nga një shtet tjetër i Ballkanit Perëndimor, duhet të karantinohet për 14 ditë. Vendime për karantinë u lëshuan gjithashtu në aeroportin e Lubjanës (56) dhe vendkalimet kufitare për në Itali dhe Austri (14).

Për momentin, nuk ka kufizime për personat që kanë qenë në Kroaci. Sidoqoftë, javën e kaluar vendi u hoq nga “lista e gjelbër” e vendeve me një situatë të mirë epidemiologjike nga autoritetet sllovene shëndetësore. Tani për tani, vendet fqinje Austria, Italia dhe Hungaria mbeten në këtë listë.