Sllovenia shtrëngon masat

0

Qeveria e Republikës së Sllovenisë sot shtrëngoi masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas kësaj, nga e dita e martë e në vazhdim do të ndalohet kalimi i kufijve midis të gjitha rajoneve brenda vendit, do të ndalohen të gjitha tubimet dhe ngjarjet, kurse ndalimi i lëvizjes në të hapur do të zbatohet midis orës 21:00 dhe 06:00 të mëngjesit.

Qeveria sllovene ka vendosur që përjashtimi në kalimin e njerëzve nga rajonet portokalli në të kuqe do të hiqet nga nesër, kështu që nga dita e martë e tutje, lëvizja midis të gjitha rajoneve do të ndalohet.

“Që nga mesnata, nuk ka asnjë mundësi lëvizjeje nga rajoni në rajon. Në pranverë ne ishim të kufizuar në komunë, por tani të gjithë jemi të kufizuar në rajonin statistikor”, tha ministri i Brendshëm i Sllovenisë, Alesh Hojs, duke shtuar se vlejnë disa përjashtime.

Transiti ende është i mundur, tha Hoys, duke shtuar se nëse situata përkeqësohet, masat do të shtrëngohen.

Nga nesër, do të zbatohet një masë më e rreptë e mbledhjes së njerëzve në vende publike. Numri i njerëzve që mund të mblidhen jashtë është zvogëluar nga 10 në 6 persona. Përjashtim i vetëm janë anëtarët e familjes.

Të gjitha tubimet, të gjitha ngjarjet, ceremonitë fetare, dasmat dhe meshat gjithashtu do të ndalohen.

Siç deklaroi ministri i Brendshëm i Sllovenisë, “gjithçka që ka qenë e mundur deri më tani në rajonet portokalli” do të ndalohet.