Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, foli pas një fitoreje bindëse 1-5 ndaj Eintracht Frankfurt në Ligën e Kampionëve.‘Reds’ i dhanë fund një serie prej katër humbjesh radhazi, me Hugo Ekitike dhe Alexander Isak që luajtën së bashku në sulm për herë të parë, por lojtari ndërkombëtar suedez ka pësuar një dëmtim, teksa Ekitike u kthye me gol në Gjermani.“Kohët e fundit kemi krijuar shumë, shumë raste, por nuk kemi arritur të shënojmë. Me Alexin dhe Hugon, kisha dy lojtarë në fushë që zakonisht janë të aftë të shënojnë gola. Të dy bënë atë që shpresoja. Isak ishte pranë shënimit disa herë, por iu desh të largohej në pjesën e parë. Ky është ekuilibri i vështirë që po përpiqemi të gjejmë me të. Ai mezi është stërvitur para se të bashkohej me ne, dhe ne po e përgatisim hap pas hapi”, tha Slot.“Duhet të ketë një pikë ku ai mund të luajë dy herë në javë. Herën e parë që provuam, ai duhej të dilte. Dhe le të shpresojmë që dëmtimi të mos jetë aq serioz”, shtoi holandezi.“Nëse je Liverpool, luan çdo tre ditë. Ne duhet të luajmë tre herë në shtatë ditë këtë sezon, gjë që është e vështirë pa përgatitje të vërteta parasezonale. Goli i parë që shënoi Hugo ishte i veçantë. Mund ta shihje në fytyrën e tij – ai moment do të thoshte gjithçka. Këto janë momentet që shpresonim”, shtoi Arne Slot pas suksesit bindës./GazetaBlic Sport
Slot: Nëse je Liverpool, luan çdo tre ditë, gjë që është e vështirë
INA
23/10/2025
TË FUNDIT