Smoothie me boronica për mëngjes

0

Të gjithë e dimë se mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës.

Por shpesh kur mëngjesi është dinamik, njerëzit e anashkalojnë ngrënien e këtij vakti, pavarësisht se e dinë rëndësinë dhe përfitimet e tij.

Megjithatë edhe kur jeni për ngut dhe vraponi lart e poshtë për të përfunduar përgatitjet e mëngjesit, ju mund ta shijoni këtë vakt.

Madje mund të hani edhe një mëngjes shumë të shëndetshëm që do t’iu ofrojë energjinë e duhur për gjatë gjithë ditës, transmeton Klan Kosova.

Për mëngjesin e sotëm po ju propozojmë smoothie me boronica.

Përbërësit:

1 filxhan qumësht bajamesh

1 banane e ngrirë

1 filxhan boronica (të ngrira ose të freskëta)

2 grushte spinaq i vogël

Akull (opsionale)

Mënyra e përgatitjes:

Copëtoni boronicat dhe vendosni në mikser elektrik (blender).

Preni bananen e ngrirë paraprakisht në copa dhe shtojeni në blender po ashtu.

Shtoni më pas edhe një filxhan qumësht bajamesh.

Në fund, shtoni spinaqin. Bluani të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene.

Hidheni masën në një gotë. Smoothie juaj e shijshme është gati. Ju bëftë mirë!

Pse duhet ta zgjidhni këtë smoothie?

Boronicat – përmbajnë fibra, acid folik, kalium, vitaminat C dhe B6 dhe të gjitha lëndët tjera ushqyese që ndihmojnë për shëndet më të mirë.

Bananet – janë të mbushura me minerale esenciale dhe vitamina të tilla si kaliumi, kalciumi, mangani, magnezi, hekuri, acidi folik dhe vitamina B6.

Spinaqi – përmban vitaminat B2, K dhe C, acid folik, mangan, magnez dhe hekur.

Qumështi i bajameve – i pasur me kalcium, fosfor, kalium, vitaminat E dhe D dhe ka shumë pak sheqer dhe kalori.

Komentet

komentet