Snopçe: Antishqiptari Lubomir Frçkovski, ambasador në OKB me propozim të Bujar Osmanit (Video)

Picture of designer@fetishimedia.ch

03/03/2022

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, (ASH) Halil Snopçe, e ka quajtur skandaloz vendimin e presidentit Stevo Pendarovski, për emërimin e Lubomir Frçkovskit për ambasador të RMV-së, në OKB. Megjithatë, deputeti opozitar thotë se propozimi për emërimin e tij, është bërë nga ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

“Jo vetëm nga ana e presidentit Pendarovski. Presidenti e ka emëruar por propozimi ka ardhur nga ana e Bujar Osmanit, ministrit të punëve të jashtme, ai e propozoi që të jetë ambasador në SHBA. SHBA-ja e refuzoi dhe në momentin që e refuzon shteti më i fuqishëm ne botë, po i njejti ministër i punëve të jashtme propozon që të jetë ambasador në OKB, në një momentum shumë delikat kur OKB-ja kanë një rolë shumë të rëndësishmë për shkakë të agresionit rus në Ukrainë. Polarizohet e gjithë bota, ne e dimë kush kanë ngelur aleatët e Rusisë dhe ne propozojmë pikërisht këtë person i cili është non grata për SHBA-të të jetë ambasador në OKB, që për SHBA-në luan një rol shumë të rëndësishëm. Këtu edhe ministri i punëve të jashtme nuk duhet të anashkalohet, propozimi i atij ka qenë. Ky është një vendim skandaloz i presidentit Pendarovski, i cili e anashkalon edhe trupin punues në Kuvend që është Komisioni për Punë të Jashtme. Ku është fshehësia nuk e dimë, në momentumin ku vetëm Sërbia është aleate me Bjellorusinë dhe Rusinë përshkak të agresionit të Ukrainës, ne e propozojmë një person non grata në OKB. Mos të flasim se sa anti-shqiptar ka qenë ky person. Në momentin kur ka qenë ministër i punëve të brendshme, ky ka zhvilluar përgjime njësoj si Gruevski. Në momentin kur ka qenë ministër ky ka qenë autori i “Bit Pazarit” dhe autori i rastit të “aferës së armëve”. Ky është personi që në vitin 2017 marrëveshjen partive politike shqiptare e quajti marrëveshje “muti” më falni për shprehjen, ky është personi që gjatë konfliktit thonte që shqiptarët duhet të dëbohen përtej Adriatikut, ky është personi i cili na quante edhe “pleme”. Po ashtu ky është personi i cili edhe për Kosovën në një intervistë ka thënë “Vuko jebina”. Pra ky është një person totalisht anti-shqiptar, ka shumë afera dhe me çfarë qasje dhe me çfarë logjike propozohet pikërisht ky person në OKB është e patolerueshme. Po ashtu ky person morri guximin kur u shpall nongrata nga SHBA-ja të akuzon ish sekretarin shtetëror dhe ambasadorin e Amerikës z.Riker se e kanë bërë për setën e tyre personale. A është serioze që ne të çelim front me Amerikën që e shpallë nongrata. E propozojmë për ambasador në OKB me propozim nga ministri Bujar Osmani dhe e dekreton tani duke anashkaluar trupat punuese të Kuvendit presidenti Pendarovski, në momentin kur është në eskalim konflikti apo agresioni rus ndaj Ukrainës. I bëj ftesë ministrit Osmani edhe gjithë BDI-së, ta ndalin këtë proces sepse propozojmë një njeri shumë të rrezikshëm pikërisht në momentumin në fjalë”, tha Snopçe.

TË FUNDIT

Ismajli i pavendosur për të ardhmen, Empoli: I kemi bërë një ofertë

Fetai: Enverizmi i Ali Ahmeti dhe poshtërimi i “Xhaferistëve” brenda DUI-t

Alternativa zgjedh kryetarin e degës në Gostivar

Trump flet me Putin, presidenti amerikan: T’i japim fund luftës sa më parë

Vuçiç edhe sot sulmon Kurtin, u bën thirrje serbëve: E vetmja garanci që Kurti mos t’ju dëbojë!

Mediat e huaja si i komentojnë zgjedhjet në Kosovë: Nga marrëdhënia me Serbinë deri tek ndikimi i Trump

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË