Snopçe: BDI votoi ligj për promovimin e gjuhës maqedonase

Picture of INA
INA

20/11/2024

Deputeti i VLEN-it, Halil Snopçe, duke folur rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve u ndal te Ligji gjuhës maqedonase duke informuar publikun më tepër rreth këtij ligji që ka kaluar me lehtësi e në qetësi, e më e rëndësishmja që ky ligj u votua në fillim të këtij viti nga deputetët e BDI-së.

Ai për “T7” tha se ekziston Ligji për përdorimin e gjuhëve, por nuk duhet të harrojmë që gjithashtu ekziston edhe një Ligj për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik.

“Dhe gjithë këto që derdhin lot krokodili dhe aktrojnë se gjuha shqipe është rrezikuar duhet të jenë të vetëdijshëm se ky ligj për përdorimin e gjuhës maqedonase i cili ligj e avancon tej mase përdorimin e gjuhës maqedonase u soll me 26 janar me votat e BDI-së, pra pa përkrahjen e deputetëve të BDI-së në mandatin e kaluar nuk do të sillej ky ligj. Ironia që të jetë më e madhe, ky ligj u soll pikërisht në periudhën kur Talat Xhaferi ishte kryeministër. Neni një i këtij ligji thotë se gjuha maqedonase është e drejtë dhe obligim i të gjithë qytetarëve, ndërsa neni dy thotë se Qeveria siguron strategji nacionale për përdorimin e gjuhës maqedonase. Neni gjashtë thotë se ngjarjet publike që organizohen në Maqedoni me investim të shtetit patjetër gjuha parë që duhet të përdoret duhet të jetë gjuha maqedonase dhe pastaj gjuha e komuniteteve tjera.
Imagjinoni edhe Ali Ahmeti po të organizon eveniment me para të shtetit kur del në foltore sipas ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase duhet së pari të flet maqedonisht dhe tek pastaj në shqip”, deklaroi Snopçe.
Ai shtoi se sipas këtij ligji, Ministria e Arsimit, është e obliguar të shpallë konkurse për bursa për të gjithë maturantët që vendosin të studiojnë gjuhën maqedonase sipas ligjit të votuar me 26 janar nga deputetët e BDI-së.

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË