Në Kuvend, deputeti i ASH-Taravari, Halil Snopçe, pyeti kryeministrin Hristijan Mickoskin nëse propozimi për Azir Aliun si ministër Shëndetësie ishte nga ai personal apo nga VLEN, duke theksuar se Aliu nuk duket se ka mbështetjen e Arben Fetait.
Deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti, tha se Aliu shkoi deri në Zajaz për të kërkuar nënshkrimin e Ali Ahmetit për dokumentin e partive shqiptare për eurointegrime, duke u habitur që ai propozohet për ministër.
Snopçe: “A është propozimi juaj personal apo i VLEN-it?”
Bexheti: “Më habit që do të jeni në qeveri me dikë që kërkoi mbështetje nga Ali Ahmeti, i cili kundërshton pjesëmarrjen e partive shqiptare në qeveri dhe eurointegrimet.”